E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikantët e drogës hapin zjarr ndaj policëve

Policia e Sarandës arriti të sekuestrojë 200 kilogramë marijuanë, në një operacion gjatë të cilit dy trafikantët hapën zjarr ndaj forcave të rendit. Ngjarja e ndodhur pasditen e së premtes, në vendin e njohur si Varrezat e Çifligut, u komunikua zyrtarisht nga drejtoria e policisë së qytetit bregdetar.

Dy persona ishin duke transportuar lëndën narkotike me anë të një mushke për në Greqi, kur përfunduan nën rrethimin e policisë. Të ndihmuar nga errësira, trafikantët hapën zjarr ndaj policëve dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, ku lanë sasinë e drogës.

Policia e Sarandës informoi se është vënë në ndjekje të autorëve të këtij rrjeti narkotik, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

Siç transmeton TCH, në ndërkohë autoritetet greke janë vënë në dijeni për ngjarjen dhe për mundësinë që trafikantët të tentojnë të hyjnë ilegalisht në territorin e fqinjit jugor për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë shqiptare.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›