E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 persona për drejtor të RTK-së

Konkursi për drejtor të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës është mbyllur të premten.

Ndërsa burime të gazetës “Lajm” brenda këtij institucioni, kanë bërë të ditur që shtatë kandidatë e synojnë këtë pozitë.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, ka thënë se shpreson që anëtarët e institucionit që udhëheq, do t’i rezistojnë ndërhyrjeve të mundshme politike në zgjedhjen e drejtorit.

E dy sindikatat e punëtorëve të RTK-së, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë preferencë për kandidatët./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›