“Hezbollah” shënjestron PTK-në

Kompania libaneze “M1 Intrernational Limited” përflitet se ka mbet konkurrente e fortë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, pas tërheqjes nga gatra të “Albright Capital Menagment” dhe tërheqjes nga lotimi i ish diplomatit James Pardeë për konzerciumin Avicena, shkruan “Zëri”.
M1 International Limited është pjesë e grupit M1, korporatë kjo në pronësi të kryeministrit libanez Naijb Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka lejuar pjesëmarrjen e sajë në garë për PTK.
Najb Mikati në vitin 2011 ishte dominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islamiste Shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Libi. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të PTK-së, nëse kompania libaneze do të shpallet fituese e tenderit, atëherë do të dëmtohej edhe më shumë imazhi i vendit karshi investitorëve perëndimor. /Indeksonline/