Trafikantet e klandestineve gjejne rruge te reja, dy bien ne pranga
Korce- Trafikantet e klandestineve ne kerkim te rrugeve te reja per te kryer misionin e tyre me qellim perfitimin e eurove per cdo emigrant. Dy te rinj jane prangosur mengjesin e djeshem nga policia e Korces ndersa tentonin te trafikonin per ne Greqi, dy klandestine te cileve do u merrnin nga 500 euro secilit. Burime zyrtare thane se arrestuan Mikel Berberin, 26 vjec dhe Sulo Oparaku, 23 vjec, banues ne Pogradec. Te dyshuarit kane perdorur itinerarin e kalimit te tre kufijve per te mberritur deri ne destinacion. Pasi te kalonin kufirin shqiptar, do behej udhetimi nepermjet tokes maqedonase dhe me pas kapercimi i vijes se gjelber helene. "Te ndaluarit po ndihmonin dy persona nga Korca, qe te kalonin ilegalisht ne vijen kufitare me Maqedonine, me destinacion perfundimtar shtetin grek", thane zyrtare te policise. Dy emigrantet do te paguanin ne fund nje vlere prej 1 mije euro kur te mberrinin ne destinacion. Te dhenat jane mbledhur nga dy korcaret qe tentonin Greqine nepermjet pageses, qe deshmuan para agjenteve te Zyres Antitrafik. Pasi te mberrinin ne Maqedoni, ata do te vijonin rrugen deri ne qytetin e Gjevgjelise, i cili gjendet shume prane vijes kufitare me Greqine dhe perseri do te kalonin ilegalisht kufirin per te mberritur ne Selanik.
D.Zisi
D.Zisi