E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Burg perjete dy vrasesve te britanikut

Lezhe- Prokuroria e Lezhes kerkon burgim te perjetshem per dy te dyshuarit si autore te masakrimit dhe fshehjes ne nje pus te trupit te britanikut Eduart Kreythorne, me qellim grabitjen. Perfaqesuesi i akuzes Arben Agovi, pasi lexoi gjate pretences te gjitha konkluzionet e dosjes para gjyqtares Parashqevi Ademi, i cilesoi fajtore Arlind Vukajn dhe Marjo Pjetrushin, nga Shengjini, per krimin e 2 shkurtit te ketij viti. Seanca e djeshme, e zhvilluar rreth ores 13:00, eshte shoqeruar nen masa te rrepta sigurie nga policia e Lezhes dhe e burgut te Shenkollit ku mbahen te izoluar dy te rinjte, njekohesisht shoke te viktimes. Te pranishem ne gjyq edhe familjaret e britanikut te vrare, nena dhe motra e tij, qe prej vitesh jetojne ne qytetin bregdetar.

Prokurori Agovi iu referua te dhenave te dosjes per vrasjen e 21 vjecarit Eduard Kreythorne. Sipas hetimit te kryer, mbremjen e 2 shkurtit, Arlind Vukaj dhe Marjo Pjetrushi, kane luajtur se bashku ne nje nga bilardot e zones se Shengjinit, vetem pak ore pasi kishin masakruar me mjete te forta dhe hedhur ne nje pus te braktisur, trupin e Eduardit, me qellim qe te mbulonin gjurmet e krimit. Dy te rinjte kishin nevoje te ekspozoheshin ne publik per te krijuar edhe nje alibi te forte ne momentin e gjetjes se trupit per diten e ngjarjes. Dy dite para ngjarjes, 21 vjecari kishte fjetur ne shtepine e Marjo Pjetrushit. Ky fakt i kishte dhene mundesine Pjetrushit te mesonte se kur do te nisej drejt Anglise miku i shtepise. Sipas prokurorit te ceshtjes, plani per grabitjen me pasoje vrasjen, te rinjte e kishin bere se bashku. Ata i kane propozuar Eduardit ne mbremje, qe te benin nje shetitje ne malin e Shengjinit, ku do te pinin edhe hashash larg syrit te policise. Para masakrimit rezulton te kete pasur nje perleshje mes Arlind Vukes, Marjo Pjetrushit dhe Eduard Kreythorne, e bazuar ne deshmite e dy te pandehurve dhe pergjimeve telefonike, te cilat ishin kryer me lejen e prokurorise. Shenja dhune u vune re edhe ne trupin e viktimes pas ekspertizes, ku u gjet i hedhur ne pusin e nje banese te braktisur. Te rinjte kane ecur ne kembe per nje ore e gjysme dhe jane ulur prane pusit. Aty rezulton te kete nisur perleshja, ku i pari qe ka goditur britanikun me nje leve hekuri ka qene Arlindi e me pas Marjo. Pasi ka rene pa ndjenja, te rinjte i kane kontrolluar xhepat, duke i marre 28 mije leke, karten e kreditit, celularin dhe nje varese floriri. Me karten e kreditit ata kane arritur te terhiqnin nga nje banke ne Tirane edhe nje shume prej 500 paund.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›