Marreveshjet e para Kosove - Serbi te futen ne zbatim nga 1 nentori
Autoritetet ne Kosove kane bere te ditur se qe nga 1 nentori i ketij viti pritet se filluari zbatimi i marreveshjeve te arritura ne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Palet kane arritur marreveshje ne tri fusha qe kane te bejne me lirine e levizjes njohjen e ndersjelle te diplomave shkollore e universitare dhe regjistrat civile. Keto marreveshje qe nuk jane nenshkruar shenojne edhe rezultatet e para te bisedimeve ndermjet te dyja paleve te filluara ne muajin mars te ketij viti qe synojne shtendosjen e marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise.