E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i 313-es rreh adoleshentin

Redinalda Caushaj

Polici i Burgut 313 ne Tirane rreh te paraburgosurit per nje cigare. Emiljano Kiptiu, 18 vjec, eshte keqtrajtuar dje nga polici i bazes, Ylli Cami, pasi kishte perfunduar se pastruari dyshemene. Shkaku i kesaj dhune ka qene mosbindja per t'i dhene ketij te fundit cigaren qe sapo e kishte ndezur nga shoket e tjere te burgut. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00, kur 18-vjecari Emiljano Kiptiu, i paraburgosur per vepren penale te "vjedhjes", punonte ne kete burg edhe si pastrues i korridoreve.

I dyshuari per vepren penale te vjedhjes, pasi ka mbaruar se lari dyshemete, i ka kerkuar nje cigare shokeve te tij ne paraburgimin e 313-es, diten e djeshme. Pasi e ka marre cigaren e ka ndezur dhe me pas ka dale te dera, ku lidh nje sektor me tjetrin. Ylli Cami, punonjes i policise ne ate burg, me rol polic kolone, i ka kerkuar cigaren 18-vjecarit qe t'ia jepte. Por kerkesa e bere nga polici nuk eshte pranuar nga ana e 18-vjecarit. Mosbindja e te riut ka sjelle qe Cami te revoltohet, duke e urdheruar kete te fundit qe t'ia jepte me te mire cigaren. Kembengulja nga te dyja palet, si e policit te bazes, por edhe te 18-vjecarit, ka cuar edhe ne nje debat te ashper midis tyre. Me pas, sipas burimeve, duke pare edhe kembenguljen e 18-vjecarit, i cili nuk ka dashur t'ia jape cigaren, polici baze ka nisur ta rrahe barbarisht kete te fundit. Burime nga ky burg bene te ditur se me pas kane qene te paraburgosurit e tjere, ata qe kane nisur qe te bertasin ne menyre te tille qe te vinin gardianet. Duke pare qe shefi i regjimit nuk po vinte, te gjithe te paraburgosurit kane nisur qe t'i bien me shkelma dyerve te qelise, per te krijuar zhurme me te madhe.

Te izoluarit e tjere i jane versulur efektivit qe po ushtronte dhune mbi te riun Kiptiu, duke kerkuar nga drejtuesit edhe marrjen e masave. Mesohet se dhuna ka vazhduar per pese minuta me radhe. Nderkohe qe zhurma eshte degjuar nga punonjesit e burgut, te cilet jane nisur menjehere drejt qelive. Shefi i regjimit ka mberritur ne sektor, duke rikthyer qetesine. Menjehere eshte bere largimi i efektivit Cami nga ky sektor paraburgimi, ndersa kreret e regjimit kane vizituar te izoluarit, duke i pyetur per ngjarjen. Burime nga Burgu 313 thane se shefi i regjimit u ka premtuar ketyre te fundit qe situata e krijuar dje nuk do te perseritej dhe ndaj tyre nuk do te ushtrohej dhune fizike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›