Trafikoi nga burgu vajzen qe e njohu ne Facebook

PRETENCA/ Prokuroria kerkoi 15 vite burg per Fatos Selmanin i cili per tre muaj shfrytezoi ne Itali nje vajze nga Durresi
Vajza u njoh me te pandehurin nepermjet telefonit kur ai ndodhej ne burgun e Fushe- Krujes
TIRAN- I pandehuri 33 -vjecar Fatos Selmani qe ndodhet i izoluar per nje veper tjeter penale ne burgun e Fushe Krujes rrezikon te denohet serish por tashme me 15 vite burg. Per te prokuroria kerkoi kete mase denimi ne nje proces ku ai akuzohet per trafikim dhe shfrytezim per prostitucion te nje vajze 18- vjecare nga Durresi ne Itali ku ajo eshte shfrytezuar per tre muaj.
Sipas dosjes se Prokurorise per Krime te Renda historia nisi me telefon dhe dashuria virtuale mes tyre u forcua nepermjet rrjetit social Facebook. Sipas dosjes penale me nr.56 te hetuar nga prokurori Ened Nakuci i pandehuri 33- vjecar Selmani edhe pse i izoluar ne burgun e Fushe Krujes ka arritur te trafikoje adoleshenten nga Durresi drejt Italise ku edhe e ka shfrytezuar per 3 muaj. I pandehuri shfrytezoi gjendjen e brishte emocionale te 18- vjecares qe ishte fejuar pa deshiren e saj.
Po ashtu prinderit e te fejuarite kishin ndaluar te vazhdonte shkollen duke bere qe ajo te binte pre e mashtrimit e cila nepermjet telefonit kishte rene ne dashuri me te pandehurin.
Historia nisi ne fillim te 2009 kur e demtuara u njoh mes telefonit me te pandehurin e izoluar ne burg. Bisedat mes tyre u shpeshtuan duke bere qe miqesia te forcohet ndersa e demtuara i kerkoi mikut te saj ta largonte nga Shqiperia.
Nga bisedat e ndryshme gjithmone pasi kishte arritur te fitonte zemren e vajzes i pandehuri Selmani i ka treguar vajzes se ishte ne burg dhe se shpejt do dilte e do jetonin bashke larg Shqiperise. Ai i ofroi vajzes qe te shkonte ne Itali nepermjet njohjeve qe kishte atje. Me 2 maj 2009 vajza braktisi shtepine dhe me vete kishte pasaporten. Me ndihmen e Selmanit nepermjet nje taksie ajo mberriti ne Korce.
Nga ky qytet adoleshentja bashke me persona te tjere kaluan ne kembe kufirin per ne Greqi. Me te mberritur ne Athine ajo eshte pritur nga nje shok i te pandehurit R.E qe ka paguar 4 mije euro qe e pajisi me pasaporte dhe vize duke e nisur drejt Italise. Ajo eshte punesuar ne nje lokal si shoqeruese klientesh. Me pas ajo eshte detyruar te prostituoje nga shoku i Selmanit per ti paguar shpenzimet qe ai kishte bere per ta derguar vajzen ne Itali.
Me kerkese te te pandehurit Selmani qe ti dergonte para ne Shqiperi per te dale nga burgu dhe me insistimin e mikut te tij ajo ka prostituuar per disa muaj duke e lare borxhin e trafikantit qe tashme eshte i arrestuar per trafik droge ne Itali. Me pas vajza eshte detyruar nga i pandehuri Selmani qe nepermjet telefonit e kercenonte qe te punonte si prostitute e ti dergonte para ne Shqiperi.
Ne te kundert ajo do te vritej nga shoket e tij qe ishin ne Itali. Pas kallezimit te prinderve te saj ne Shqiperi autoritetet italiane e gjeten vajzen dhe i moren deshmine ku ajo akuzonte te dashurin e saj virtual se e kishte derguar ne Itali per prostitucion.
Ne perfundim te leximit te kronologjise prokurori Nakuci kerkoi nga gjykata denimin e Fatos Selmanit me 15 vite burg. Ne perfundim te denimit i pandehuri perfiton uljen e 1/3 se denimit per shkak te gjykimit te ceshtjes ne aplikim te procedurave te shkurtuara.