Berisha - Rames Po shfrytezon permbytjet per kapital politik

TIRAN - Kryeministri akuzoi kreun socialist se po i shfrytezon permbytjet per kapital politik duke organizuar protesta ne nje kohe kur Shkodra mbytej. Degjova Ramen se sulmonte se paskam deklaruar se nuk kemi humbje dhe se kjo eshte kryesorja. Kjo eshte e paimagjinueshme. Kur behet fjale per operacione shpetimi e para dhe mbi te gjitha eshte shpetimi i jeteve.
Dhe suksesi i tyre percaktohet ne cdo vend te lire te botes me jetet e shpetuara - tha dje Berisha. Kreu i qeverise apeloi per solidarizim ne perballimin e situates se permbytjeve ne qarkun e Shkodres dhe premtoi se qeveria do te vazhdoje te konsolidoje menaxhimin deri ne rehabilitimin e plote te situates ne zonat e prekura.
Sipas tij te gjithe banoret qe kane pesuar deme do te demshperblehen. Qeveria i ka te gatshme edhe projektet e nderhyrjes dhe do te fillojne nderhyrje te fuqishme si ne By Pass-in ne Bune argjinaturat jane te prokuruara. Kjo eshte pozitive. Nga ana tjeter ky eshte nje vend i lire dhe ka nje ligj qe quhet ligji i digave qe detyron demshperblimin e plote te demeve te krijuara ne zonat nen diga - theksoi tha Berisha.
I derguari i BE-se Brusa kerkoi prej qeverise qe te hartoje nje plan me 12 rekomandimet e raportit
BE-ja i kujton qeverise detyrat e shtepise
Bashkimi Europian i kerkon Shqiperise qe te hartoje nje plan me 12 rekomandimet e KE-se ku prioritet te kete administrata shteterore e cila sipas tij duhet te jete e qendrueshme. Raporti analitik eshte nje arritje qe ka bere Shqiperia per integrimin ne BE.
Do te nxisja autoritet shqiptare te vleresonin raportin analitik. Integrimi ne BE kthehet i pamundur pa nje reforme ne administrate e cila duhet te jete e qendrueshme. Detyrat duhet te jene per te gjithe aktoret - theksoi i ngarkuari me pune i delegacionit te BE-se Luigi Brusa.
Opinioni dhe raporti analitik duhet te analizohet me kujdes nga ministria. Ajo duhet te hartoje nje plan veprimi sistematik bazuar mbi porosite konkrete dhe pergjegjesine. Ky plan duhet te implementohet pasi do te monitorohet - u shpreh Brusa. Ndersa Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu vuri ne dukje se procesi i integrimit te vendit ne BE nuk varet vetem nga nje kah i caktuar politik.
Per shkak te situates emergjente ne Shkoder nuk kemi bere diskutime ne Komitetin Nderministror te Integrimit KNI megjithate tashme kemi analizuar te gjithe raportin analitik dhe rekomandimet e Komisionit Europian ne te cilat kerkohet miratim ligjesh dhe strategjish e thene ndryshe kerkohet pjesemarrje kontribut i te gjitha forcave politike - tha ministrja Bregu ne fjalen e saj.
Ajo i beri thirrje jo vetem opozites por te gjithe aktoreve te shoqerise qe te perfshihen ne procesin e integrimit te vendit. Lidhur me progresin e bere ne koordinimin dhe monitorimin e zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit ministrja vleresoi punen e institucioneve per implementimin e kesaj marreveshjeje.
Duhet theksuar fakti se zbatimi i MSA-se nga qeveria shqiptare ka qene i kenaqshem dhe marredhenia midis Shqiperise dhe BE-se ka qene e shkelqyer pra ne marreveshjen tone kontraktuale me BE-ne nuk ka asnje ceshtje te pazgjidhur apo te mbetur pezull - tha Bregu.
PRESIDENTI
Topi apel per Gjykaten Administrative
Presidenti Bamir Topi i beri thirrje faktorit politik qe te miratoje sa me shpejt ngritjen e Gjykates Administrative. Gjate ceremonise se inaugurimit te ambienteve te reja te gjykates ne rrethin e Korces presidenti apeloi edhe per solidaritet midis klases politike. Sot diskutohet per shume gjera por ne radhe te pare diskutohet per drejtesi.
Diskutohet per drejtesi ne nivel politik diskutohet per drejtesi ne nivel shoqeror diskutohet per drejtesi ne nivel administrativ. Pra te gjithe se bashku me vjen mire qe jemi te gjithe se bashku sepse ka nje solidaritet te te gjitha institucioneve edhe ne nivel lokal ka nje solidaritet midis profesionisteve - tha Topi.
Duke folur per sistemin e drejtesise ne vend Presidenti theksoi nevojen e rritjes se profesionalizmit dhe integritetit te gjyqtareve per paanshmeri te gjyqesorit ne menyre qe sistemi i drejtesise tiu pergjigjet sa me mire kerkesave dhe te rrise besimin e qytetareve tek drejtesia dhe tek shteti ligjor.
Te japesh drejtesi natyrisht mund ta japesh duke realizuar dy kushte mjaft te rendesishme te profesionalizmit dhe te integritetit por patjeter drejtesia kerkon edhe ambient kerkon edhe transparence kerkon edhe nje lloj komunikimi qytetar pikerisht me ate qe kerkon drejtesi por kerkon transparence edhe para atyre mjeteve te komunikimit te cilat jane bere te domosdoshme per jeten e qytetarit - tha kreu i shtetit.