E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi te mitur ne Greqi, ekstradohet i denuari

I denuar me 15 vjet heqje lirie, Fatos Kapllani, personi qe akuzohet per trafik femijesh ne shtetin grek, eshte ekstraduar ne Shqiperi prej Interpol Tiranes, pas arrestimit te tij ne Athine. Lajmi eshte bere i ditur diten e djeshme nga Policia e Shtetit, qe konfirmoi ekstradimin e 46-vjecarit, nga Pogradeci, i cili ne bashkepunim me Arben Osmanin, kane trafikuar nga Shqiperia, e konkretisht nga Korca, te miturin S. M., ne vitin 2003. Gjykata e Shkalles se pare te Krimeve te Renda Tirane, me nje vendim te dates 16 janar 2007, e ka deklaruar fajtor Kapllanin per vepren penale te "trafikimit te te miturve e kryer ne bashkepunim". Nderkohe qe vendimi eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, me vendim numer 25, date 2 prill 2007. Dy te pandehurit u shpallen fajtore dhe u denuan me 31-vjet burg. Per te pandehurin Fatos Kapllani, gjykata vendosi denimin me 16-vjet burg, ndersa per te pandehurin Arben Osmani u vendos denimi me nje vit burg me pak dhe u dha ne mungese te dy te pandehurve. Prokuroria kerkoi nga gjykata qe i pandehuri Arben Osmani te denohet me 17 vjet heqje lirie, ndersa per te pandehurin Fatos Kapllani prokurori kerkoi denimin e tij me 16 vjet burg. Sipas vendimit te gjykates, gjate zhvillimit te procesit u faktua se dy te pandehurit ne mungese, Osmani dhe Kapllani, kane trafikuar te mitur me shume se nje here drejt Greqise. Deshmitaret e thirrur deklaruan se te pandehurit kalonin femije klandestine, qe me pas shfrytezoheshin per prostitucion apo lypje, duke ushtruar dhune fizike e psikike.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›