E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, ndalohen vëllezërit italianë

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas italian, si dhe ka proceduar penalisht vëllain e tij, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.

Policia gjithashtu ka sekuestruar 2 automjete (“Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit), me vlerë rreth 150 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në bazë të informacioneve se dy shtetas ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luxury Cars”.

Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMË X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›