“EU4Nature”, përditësim i statusit të specieve të veçanta në zonat e mbrojtura

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Mbrojtja e biodiversitetit në Shqipëri ishte në fokus të takimit që u zhvillua në Tiranë, në kuadër të projektit “EU4Nature”, me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ekspertë të fushës.
Takimi konsultativ u fokusua mbi identifikimin dhe përditësimin e statusit të specieve indikatore (të veçanta).
Profesorë, akademikë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-shkencore diskutuan për të identifikuar 6 specie indikatore kyçe në 10 zona pilot të mbrojtura.
“Plani i veprimit është në proces hartimi për të siguruar ruajtjen e këtyre specieve”, u shprehën ekspertët.
Nga metodologji të reja për ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e menaxhimit të këtyre zonave, deri te hapat e parë drejt krijimit të një Forumi të Ekspertëve të Biodiversitetit, ky bashkëpunim po krijon themele të forta për ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri.
EU4Nature financohet nga Bashkimi Europain, SIDA Ambasada Suedeze në Tiranë dhe zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Projekti synon të mbrojë dhe ruajë të paktën 25% të territorit të Shqipërisë deri në vitin 2030, përmes menaxhimit efektiv të Zonave të Mbrojtura.
1 nga 6