E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora rrefen te ardhmen e "cmendur" dhe turneun me Coldplay

Kengetarja qe po ben bum mediatik ne Britani, Rita Ora, ne nje interviste per "The Sun", ka folur per turneun e saj me Coldplay dhe shume detaje te jetes se saj si nje nga personazhet me te perfolura mediatikisht. Kengetarja seksi pritet qe te kete nje te ardhme "te cmendur", perderisa nje gje e ketille eshte pare edhe gjate nje koncerti te DJ Fresh, i cili u mbajt ne Bournemouth javen qe sapo lame pas. "Definitivisht kam disa ide, te cilat do te jene befasi per turmen qe do te paraqitet ne kete koncert", - ka thene bukuroshja bionde per turneun e saj me Coldplay. Ne kete interviste, kengetarja kosovare ka folur edhe per bosin e saj, Jay - Z, kompania e te cilit "Roc Nation" eshte kompania ku ajo punon dhe per bisedat qe ka pasur me Beyonce. "Ai eshte i jashtezakonshem. Ai eshte i mencur dhe inspirues. Shpesh kemi bere 15 minuta pushim dreke dhe pastaj i jemi kthyer punes. Por, ai eshte shume i qete dhe e thote opinionin e tij kur nevojitet. Ai i le gjerat te shkojne ashtu si duhet dhe ne fund e jep ndihmen qe duhet dhene". Gjithashtu, ajo ka zbuluar se reperi Jay-Z shpesh merr keshilla edhe nga Beyonce. "Ajo thote se duhet te jeni aq e ndershme sa jeni dhe te tjeret do t'ju percjellin - dhe une jetoj me kete fakt. Ajo me ka mesuar qe te gjithe te dine se sa e dua une muziken dhe ate qe krijoj". Per sa i perket top-listes, ku ajo pritet ta largoje nga vendi i pare Tulisen kete fundjave me hitin R.I.P me Tinie Tempah, ajo pohon se eshte e gatshme qe ta perballoje edhe kete fakt. "Kjo eshte pjese e lojes. E tera ka te beje me dashurine. Jam adhuruese e madhe e Tulises. E kam percjelle ne 'X Factor' dhe mendoj se ajo eshte cool. Me pelqejne spektaklet e talenteve". Ndersa pyetjes se kush mund te jete nje juri e duhur per "X Factor", Rita shprehet se "Dikush si Celine Dion. Ajo eshte legjende. Po ashtu edhe argetuese. Do ta beja edhe une, por nuk mendoj se dikush do te me degjoje ato cfare them. Me duhet te punoj edhe pak me shume qe ndoshta viteve te ardhshme te jem aty".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›