Kukës, trafikonte armë nga Kosova, arrestohet

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar shtetasi Pjeter Vokrri, 51-vjeç, lindur në Tarazh të Mirditës, i cili u kap me armë në automjetin e tij.
Policia bëri me dije se pasditen e shkuar, policia kufitare gjatë kontrollit të zhvilluar në automjetin tip Benz, janë sekuestruar 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje, të cilat po i trafikonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Në vijim te këtij operacioni, si rezultat i bashkëpunimit me Drejtorinë e Policisë se Qarkut Lezhe, është ushtruar kontroll ne banesën e shtetasit Vokrri, ku është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë automatike tip Kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municionit luftarake”./S.Ll/Start/
2012-05-14 09:05