E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishliu e gatshme per 'Eurovizion", tregon fuqine ne proven e pare

Kengetarja, e cila do ta perfaqesoje Shqiperine ne "Eurovision Song Contest 2012" qe po mbahet ne Baku te Azerbajxhanit, Rona Nishliu, ka treguar fuqine e saj te jashtezakonshme interpretuese qe ne proven e pare, duke paralajmeruar te gjithe para neteve vendimtare. Nga ajo qe kemi mundur te shohim ne proven e pare, mund te presim nje Rone shume atraktive, te qete e para se gjithash mjaft romantike ne performancen e saj para publikut europian. Ajo ne proven e pare eshte paraqitur e vetmuar ne skene, me LED, monitoret te gjithe te ndalur dhe me drita te lehta ngjyra te kuqe. Vokali i saj eshte vleresuar mjaft bindes dhe profesional, duke marre parasysh se kenga eshte dramatike dhe me tekst ne gjuhen shqipe, teksa nuk eshte paraqitur fare nevoja per vokaliste mbeshtetes ne skene, pasi kete pune e ben vet Rona si rralle ndonje interpretues tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›