Trafiku rrugor në Fier, i mbipopulluar

Trafiku rrugor në rrugët e kryesore të qytetit të Fierit dhe kryesisht në zonën e Zogut të Zi këto ditë vere është tejet i mbipopulluar. Qindrave drejtues mjetesh të bllokuar nga trafiku në rrugë iu duhet të përballen edhe me temperaturat e larta duke pritur radhën për të kaluar.
Automjete që lëvizin në mënyrë kaotike, kalimtarë që presin të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, të japin përshtypjen e një rrjete të ngatërruar merimange.
Drejtuesit e mjeteve duhet të presin në radhë të gjata për të kaluar, gjë që vështirëson ndjeshëm lëvizjen e tyre. Policia Rrugore e Fierit edhe pse në kushte të përforcuara nuk po mund të disiplinojë lëvizjen e tyre.
Kjo situatë ka ardhur edhe si rezultat i ardhjes së emigrantëve për të kaluar pushimet në vendlindjen e tyre, por edhe fakti se zona e Zogut të zi është edhe një pikë strategjike kryqëzimesh për akset Fier-Vlorë ,Fier-Seman ,Fier-Lushnje etj, në të cilat ka një dyndje në qarkullim për shkak edhe të sezonit turistik, ku destinacion janë qytetet bregdetare.