E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu do prekë dhe temat politike

Analistët kosovarë deklarojnë se dialogu Kosovë-Serbi do të prekë edhe temat politike. Ata theksojnë se hedhja poshtë nga Kuvendi i Kosovës e kërkesës së tri partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, nga Qeveria e Kosovës mund të kuptohet si sinjal për vazhdimin e dialogut.

Por, në këtë rast, sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme lidhur me zhvillimet në këtë proces. Analisti Ismajl Hasani, profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se debatet në Kosovë nuk do të ndikojnë në rrjedhën e procesit të dialogut.

“Situata e krijuar dhe dhënia e legalitetit ekipit negociator për bisedimet, nuk e zhvendos agjendën e faktorit ndërkombëtar për bisedat. Kështu që, pritjet janë se diskutimet, përkatësisht bisedat e natyrës së nxehtë politike, janë të paevitueshme. Këtë edhe ekipi negociator e di prej fillimit. Këtë e din edhe Qeveria e Kosovës”, vlerëson Hasani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›