E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku Rama akuzon Berishen e Bashen

Akuzoj drejteperdrejte per nje orkestrim kriminal minsitrine e Brendshme. I kerkoj prokurorise te filloje menjehere hetimet dhe jam i bindur se jane me mijera qytetare qe mund te deshmojne se nuk kane pare kembe polici nderkohe qe ne menyre me absurde jane gjendur te bllokuar ne nje situate aspak te ndryshme nga situata e perditshme e nje Tirane qe ka nje trafik ne ore te caktuara me probleme por nuk ka kurrsesi arsye te kete nje problem te tille sa hap e mbyll syte.

Ky ka qene reagimi i kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama ne sqarim te kaosit te trafikut ne kryeqytetin e vendit qe ka mbajtur te bllokuar per mbi tre ore te gjitha akset kryesore dhe dytesore te tij. Kryebashkiaku qe njesoj si drejtuesit e tjere te automjeteve u perfshi ne bllokimin e gjate te mjeteve ne bulevard tha se policia eshte duke u perdorur nga ministria e brendshme per ta politizuar situaten dhe per te kundervene qytetaret kunder bashkise.

Eumlshte e pashembullt eshte barbare eshte primitive eshte vulgare eshte kriminale qe ne mes te Europes ne nje kryeqytet europian te ndodhe nje gje e tille e qellimshme. Kjo eshte nje veper e shemtuar qe mban vulen e ministrit te Brendshem kryeministrit dhe atyre qe ministrine e Brendshme e kane kthyer ne nje shtab duke keqperdorur policine e shtetit per interesat e nje pushteti te cilit realisht nuk i mbajne me gjunjet tha Rama.

Kryetari i bashkise gjithashtu rikujtoi se sipas tij eshte qeveria ajo qe e ka lene Tiranen te perballet me te tilla situata pasi qe ajo qe nuk bashkepunoi me pushtetin vendor te kryeqytetit per te perfunduar projektin e unazes se madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›