E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armeve kapet i katerti i Devollit

Enea Caci 24 vjec nga Golemi u kap ndersa po hynte per te takuar nje vajze ne nje lokal luksoz ne Unazen e Re

Ishte i kerkuar si pjesetar i grupit te trafikut te armeve te goditur mengjesin e Shen Valentinit ne Elbasan

TIRAN- Nje person i kerkuar per trafikim te armeve dhe municioneve luftarake u arrestua te premten ne mbremje nga njesia e operacioneve speciale dhe e kerkimit ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Enea Caci 24 vjec banues ne komunen e Golemit te Kavajes u arrestua nga specialistet e Seksionit te Kerkimit ndersa prej nje jave ishte ne listen e te kerkuarve te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Qe prej pese ditesh per te Prokuroria e Krimeve te Renda kishte nje urdher arresti per te pasi ishte identifikuar si pjese e nje linje te trafikut te armeve dhe municioneve luftarake. Burimet e Drejtorise se Policise se Tiranes nuk dhane detaje mbi arrestimin e tij dhe te dhena te tjera mbi perfshirjen e Cacit ne kete linje te trafikut te armeve dhe municioneve.
Nderkaq burimet thane per kete person se ai dyshohet se eshte pjese e nje linje trafiku qe nis nga vendet fqinje dhe kalon transit ne per Shqiperi dhe me pas perfundon ne Itali ose Greqi.


Rruga Qafe- Thane- Elbasan- Durres besohet nga policia se ishte itinerari trafikut te armeve brenda vendit. Ne kete rrjet mesohet se jane te dyshuar si te perfshire edhe se paku kater persona te tjere te cilet u arrestuan nga Policia e Elbasanit ne 15 shkurt te ketij viti. Caci sipas burimeve te policise u kap nga policia sapo zbriti nga nje autoveture fuoristrade dhe po futej ne nje lokal me muzike nate qe ndodhet ne kete zone. Menjehere sapo u arrestua ai u dergua ne ambientet e drejtorise se Policise se Qarkut te Tiranes ku edhe u mor ne pyetje nga hetuesit dhe specialistet e Prokurorise se Krimeve te Renda.
Me 15 shkurt policia kishte arrestuar Ardis ekrezi 21 vjec i denuar me pare me 4 vjet burg Altin Beqiri 21 vjec dhe Sokol Hoti 23 vjec dhe Ervin Basha 27 vjec te cilet dyshohen se kane organizuar trafikimin e nje sasie armesh te bllokuara ne Elbasan. Ata u kapen gjate nates se 14 shkurtit duke u gdhire dita e hene gjate operacionit te koduar Devolli.


Sipas Drejtorit te Policise se Elbasanit Jashar Vreka ne nje konference per shtyp qe dha te henen tha se nepermjet metodave speciale te hetimit u siguruan prova te mjaftueshme ne ngarkim te te akuzuarve. Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar 4 pistoleta Zastava 6 automatike Kallashnikov 180 fisheke te kalibrit 7.62 mm si dhe nje sasi farash lende narkotike kanabis sativa. Burimet e policise pas goditjes se grupit thane se kishin edhe persona te tjere te dyshuar mes te cileve ishte edhe Erjon Caci. Te njejtat burime thane se armet i perkasin periudhes se trazirave te vitit 1997 dhe jane marre ne kete kohe nga magazinat e Ushtrise dhe jane te mirembajtura.

Te arrestuar
21 vjec i denuar me pare me 4 vjet burg
Altin Beqiri 21 vjec
Sokol Hoti 23 vjec
Ervin Basha 27 vjec

I arrestuar te premten
Enea Caci 24 vjec nga Golemi i Kavajes

Arme te sekuestruara
4 pistoleta Zastava
6 automatike Kallashnikov
180 fisheke te kalibrit 7.62 mm
Nje sasi farash kanabis sativa

Kapen dy te akuzuar per shitje e trafik droge
Dy persona te kerkuar nga policia per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike dhe te posedimit prodhimit shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike u arrestuan nga drejtoria e policise se Tiranes ne bashkepunim me prokurorine e rrethit dhe ate te krimeve te renda. Arrestimi i pare sipas policise ka te beje me nje urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda per Albert Tuci 39 vjec banues ne Fushe Arrez te Pukes. Policia e Tiranes tha se ne bashkepunim me Drejtorine Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine ne Pergjithshme te Policise Shtetit u krye ekzekutimi i urdhrit te ndalimit te Prokurorise per Krimet e Renda per Albert Tuci nga Fushe- Arrezi. Sipas njoftimit te Policise se Tiranes ky person ishte shpallur ne kerkim me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda ndersa akuzohet per vepren e trafikimit te lendeve narkotike.


Urdhri per te eshte nxjerre disa dite me pare nga prokuroria ndersa dje ai u ndalua ne kryeqytet. Rasti i dyte i ndalimit eshte ai i mbremjes se te premtes i kryer nga specialistet e Antidroges se Policise se Tiranes. Keta te fundit arrestuan ne flagrance Muharrem Belben 23 vjec banues ne Zal Mner te Ri ne Kamez te Tiranes. Ky person u kap ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme e Komisariatit te Policise Nr. 2 prane sheshit Ataturk 21 dhjetori me 15 qese farmacie me peshe 48 grame te dyshuara lende narkotike e llojit kanabis sativa qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Belba sipas policise akuzohet per konsumim te vepres se prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.
D. B

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›