E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i droges i drejtuar nga Indrit Dokle perfundojne hetimet

Dosja e plote ne gjykate per gjykim. Hetimet episodet kriminale dhe pergjimet qe zbardhen aktivitetin nga brenda dhe jashte burgut

Perfundon hetimi dhe dergohet per gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda grupi i drejtuar nga burgu prej Indrit Dokles akuzuar per Trafik te lendeve narkotike dhe te arrestuar ne kuader te operacionit Ura. Jane nente te pandehur per te cilet ne ditet ne vijim pritet te nise procesi gjyqesor. Procedimi mban nr. 84 te vitit 2008 nderkohe qe operacioni daton disa muaj me pare. Te pandehurit e ketij procesi do te jene Isuf Bunaj i akuzuar per veprat penale te Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal Endrit Dokle i akuzuar se ka kryer veprat penale te Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal Shefqet Vata i cili akuzohet se ka kryer veprat penale te Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal Izet Krasniqi i cili akuzohet se ka kryer veprat penale te Trafikimit te narkotike ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal Jorid Xhunga i cili akuzohet se ka kryer veprat penale te Trafikimit te narkotike ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/2 dhe 334/1 te Kodit Penal Edmond Taulla i cili akuzohet se ka kryer veprat penale te Trafikimit te narkotike ne bashkepunim te parashikuar nga neni 283/a/2 te Kodit Penal Blendi Bledar Prendi i cili akuzohet se ka kryer per vepren penale te Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 283/a/2 te Kodit Penal Vito Vehap Biba i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 283/2 te Kodit Penal dhe Eglantina Biba Lulo e akuzuar se ka kryer vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 283/2 te Kodit Penal.

Dyshimet

Sipas burimeve nga akuza mesohet se hetimet per kete procedim penal kane filluar me date 9.10.2008 ku prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane ka regjistruar procedimin penal nr. 84 per veprat penale te Trafikimit te narkotikeve te parashikuar nga neni 283/a te K. Penal pasi ka pranuar aktet e procedimit penal nr. 1401 te vitit 2008 te ardhura per kompetence lendore nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres. Fillimi i hetimeve nis me vrasjen e vellait te Klodian Saliut Arjanit dhe plagosjen e shtetasit Denis Hoxha. Ne interes te hetimit te ketij procedimi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres kishte autorizuar kryesisht si dhe marre autorizime ne gjykate lidhur me pergjimin e bisedave telefonike per disa numra telefoni celulare ne perdorim te te pandehurve Isuf Bunaj Endrit Dokle Jorid Xhunga etj. Nga transkriptimi i ketyre bisedave ishin krijuar dyshime se keta shtetas ne bashkepunim me shtetas te tjere si ne Durres e me gjere merreshin me aktivitet te kundraligjshem ne drejtim te kryerjes se vepres penale te Trafikimit te narkotikeve te parashikuar nga neni 283/a/2 te K. Penal. Pas ketij konstatimi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres ka ndare aktet qe kane te bejne me veprat penale te parashikuara nga nenet 283/a dhe 278/a te Kodit Penal nga procedimi penal nr. 1238 i vitit 2008 duke i njohur keto akte me numer 1401 procedimi. Ne vijim per keto akte ka shpallur moskompetencen lendore duke i kaluar ne Prokurorine per Krime te Renda Tirane si prokurori kompetente.

Hetimi

Nga hetimet 2-vjecare ka rezultuar se ne harkun kohor gusht 2008 - prill 2009 te pandehurit Isuf Bunaj Shefqet Vata Endrit Dokle e Izet Krasniqi kane krijuar nje grup te strukturuar kriminal ne perberje te te cilit ishte dhe i pandehuri Jorid Xhunga me qellim trafikimin e lendeve narkotike per ne drejtim te Italise. Nepermjet veprimeve te kryera prej tyre ne kete periudhe eshte konfiguruar struktura e grupit te strukturuar kriminal ku pjesemarrja e te pandehurve te mesiperm per periudhen ne fjale ka qene e qendrueshme dhe kontributi i tyre ne kryerjen e trafikimit te lendeve narkotike ka qene konkret. Keta te pandehur per arritjen e qellimit te tyre kriminal ne menyre te vazhdueshme kane bashkepunuar me shtetas te ndryshem per episode te ndara.

Bashkepunimi me drejtesine italiane

Duke qene se qe nga fillimi i hetimeve te ndermarra nga ana e Prokurorise per Krime te Renda Tirane u evidentua qellimi kriminal i te pandehurve Isuf Bunaj Jorid Xhunga Endit Dokle etj u kerkua dhe u arrit te bashkepunohej me autoritetet e drejtesise Italiane per nje hetim paralel ne drejtimin te dokumentimit me prova te veprimtarise se tyre kriminale. Perberja e grupit te strukturuar kriminal dhe kontributi qe gjithsecilit prej tyre jep ne kete grup eshte evidentuar nga veprimet konkrete te ndermarra prej tyre e duke mundesuar keshtu nje analize me te plote te asaj cfare kane kryer per periudhen gusht 2008 ndash prill 2009. Me konkretisht lenda narkotike financohej per tu blere nga te pandehurit Isuf Bunaj e Shefqet Vata dergohej ne Itali si treg me i mire dhe me i madh per tu shperndare nga i pandehuri Izet Krasniqi dhe ne Itali shperndarjen e kryenin shtetas te ndryshem sipas rastit ku kontribut kryesore per gjetjen e tyre kane te pandehurit Endrit Dokle Jorid Xhunga e Edmond Taulla. Hetimet per bashkepunetoret e tjere te grupit te strukturuar kriminal vazhdojne ne Prokurorine per Krimet e Renda Tirane te ndara tashme nga aktet ne ngarkim te te pandehurve qe kaluan per gjykim.

Episodet kriminale

-Ne muajt gusht-shtator 2008 kane bashkepunuar me shtetasit shqiptare Ervin Bakri Flameng Kertusha dhe Fisnik Mece te cilet me date 12.09.2008 jane arrestuar nga personeli i Kompanise Carabinieri ne Chieti Itali pasi ne automjetin e tyre tip Volkswagen Golf me targa CP264HP jane gjetur dhe sekuestruar 13.760 kg heroine 4000 euro si dhe disa sende te tjera.

-Ne muajin dhjetor 2008 kane angazhuar duke bashkepunuar me te shtetasin Elis Deda banor te qytetit Durres. I pandehuri Edmond Taulla banor i qytetit Durres ka ndermjetesuar shokun e tij shtetasin Elis Deda qe banon ne Itali me pjesetaret e grupit te strukturuar kriminal Isuf Bunaj Shefqet Vata e Jorid Xhunga me qellim qe Elisi te priste nje ngarkese prej 20 kg lende narkotike ne Itali dhe pastaj shperndarjen e saj ne territorin Italian.

-Ne muajt janar-shkurt 2009 pjesetaret e grupit te strukturuar kriminal kane angazhuar duke bashkepunuar me te te pandehurin Bledar Prendi lindur ne Kucove dhe banues ne Tirane i cili nepermjet shtetasit italian Giuseppe Bottone ka marre nga shtetasi Elis afersisht 8.5 kg lende narkotike te derguar nga grupi i strukturuar kriminal ne Itali. Me date 3.2.2009 shtetasi Italian Giuseppe Bottone lindur me date 25.08.1955 ne Napoli eshte arrestuar ne Milano dhe i eshte sekuestruar sasia prej 8.340 kg heroine.

-Ne muajt janar-shkurt-mars 2009 pjesetaret e grupit te strukturuar kriminal nisur nga kontradiktat me shtetasin Elis Deda lidhur me shperndarjen e lendes narkotike bashkepunojne me te pandehurit Vito Vehap Biba e Eglantina Lulo Biba te cilet jane bashkeshorte. I pandehuri Vito jeton ne Tirane ndersa e pandehura Eglantina jetonte ne Itali.

- Me date 7.4.2009 shtetasit Elis Deda se bashku me shtetasit Eleonora Billeci e Fatmir Pjetri jane arrestuar nga karabinieret e Porta Magenta MI dhe u jane sekuestruar 6.250 kg lende narkotike te llojit heroine pjese nga sasia prej 20 kg lende narkotike te derguar ne Itali per Elisin nga grupi i strukturuar kriminal.

Te pandehurit e grupit kriminal

Isuf Bunaj

Endrit Dokle

Shefqet Vata

Izet Krasniqi

Jorid Xhunga

Edmond Taulla

Blendi Bledar Prendi

Vito Vehap Biba

Eglantina Biba Lulo

Akuzat

Trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste

Grup i strukturuar kriminal

Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal te parashikuara nga nenet 283/a/2 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal

Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 283/2 te Kodit Penal

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›