E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges kapet kusheriri i Aldo Bares

Policia e kryeqytetit arrestoi dje pasdite Alxhi Nallbanin i denuar ne Itali si pjese e grupit te drejtuar nga Dondollaku


Gjykata e Apelit e Torinos e ka denuar Nallbanin me 14 vite burg per trafik narkotikesh

TIRANE- Arrestohet ne qender te kryeqytetit kusheriri i Aldo Bares Nallbani 33 vjec i njohur si element i Bandes se Lushnjes ndersa rezulton i denuar ne Itali me 14 vite burg. Arrestimi i tij u krye dje pas Presidences ne kryeqytet prane nje lokali luksoz ndersa ai ishte duke ecur i shkujdesur ne kembe.


Nje grup efektivesh te njesise se Operacioneve Speciale dhe Kerkimit te Drejtorise se Policise se Tiranes mberthyen Nallbanin i cili mesohet se po qendronte jo shume larg shtepise se tij ne kete zone. Menjehere ndaj tij policia i komunikoi urdher arrestin e Prokurorise se Tiranes bazuar ne kerkesen e autoriteteve italiane te drejtesise te cilet e kane denuar Nallbanin me 14 vite burg per akuzat e trafikut te droges dhe te perfshirjes se tij ne organizaten kriminale.


Arrestimi i Nallbanit i cili eshte djali i dajes se Aldo Bares u njoftua dje nga Policia e kryeqytetit nepermjet nje njoftimi zyrtar te saj nepermjet te cilit njoftonte arrestimin e eksponentit te mesiperm. I shume kerkuari u kap ne zonen e ish- Bllokut ne Tirane pas nje nderhyrjeje te Sektorit te Forcave Operacionale me synim arrestimin e tij.


Ky person akuzohet nga autoritetet italiane te zbatimit te ligjit dhe eshte i denuar nga drejtesia italiane me 14 vite burgim per veprat penale te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike si dhe pjesemarrje ne organizata kriminale - tha policia ne njoftimin e saj.


Pas ndalimit Nallbanit iu komunikua arrestimi per llogari te vendimit te denimit te dhene ndaj tij nga gjykata e Apelit e Torinos e cila e ka denuar ate me 14 vite burg per akuzat e sipercituara. Dje ai u percoll ne ambientet e paraburgimit 313 ne Tirane ne pritje te nisjes se procedurave ndaj tij.


Nallbani njihet si kusheri i Aldo Bares dhe si nje nder bashkepunetoret me te ngushte te tij gjate kohes se qendrimit ne Itali. Hetimet ndaj grupit te Bares nisen nga Prokuroria e Antimafias se Torinos ne vitin 2004 kur Bare dhe pjesetaret e tjere te grupit i perbere ne total me 20 vete ishin angzhuar ne trafikimin e sasive te konsiderueshme te droges drejt ketij vendi. Ne disa nga pergjimet e realizuara nga autoritetet italiane Nallbani eshte regjistruar shpesh te fliste me Aldo Baren.


Emri i tij ka dale ne regjistrimin me nr152 te kryer prej Aldo Bares qe thirrej Profesori me Enver Dondollakun qe thirrej Goni. Ne regjistrimin e transkriptuar degjohej se Profesori i thote Gonit se ata duke iu referuar personave te trete duan te godasin ndaj do te duhej nje nga ato te voglat me marmite pistolete me silenciator.


Dondollaku i pergjigjet Nardi RENARD Nallbani e kishte informuar se Xhili Nallbani ka nje nga ato me marmitepsitolete me silenciator. Me tej ai saktesonte gjate bisedes se marmita ishte e gjate sa mesi i krahut. Me tej ai i thote se Nardi e kishte bere shume mire me materiale origjinale dhe me ate smund te gabonte. Profesori thote se duhej te informohet nga Xhili dhe ti thote me pas cfare mendonte ai.


Denimi Banda e Aldo Bares u denua me 200 vite burg ne Itali


Me date 26 prill 2008 gjyqtari italian dr.Edmondo Pio lexoi vendimin perfundimtar para te pandehurve te Bandes se Lushnjes prezent ne banken e te akuzuareve prokuroreve te dosjes 9772/02 D.Tibone dhe S.Castellani dhe te pranishmeve ne salle. Nga 27 te akuzuar per pjesen e pare te dosjes se hartuar nga Seksioni i Shtate i Antidroges se Torinos u gjykuan vetem 15 prej tyre.


Pjesa tjeter eshte ne hetim e siper dhe pritet qe te dale ne gjykim ne nje kohe te mevonshme. Pjesa me e madhe e te pandehurve kane marre denime shume te renda qe varijojne nga 17 vjet burg deri ne 20 vjet burg. Akuza ne ngarkim te tyre ka qene krijimi i organizates kriminale pjesemarrje ne konsumimin e veprave penale ne bashkepunim trafikim lendesh narkotike ne sasi te medha dhe krime te tjera me te lehta.


Denimet me te renda jane dhene per drejtuesit kryesore te bandes dhe organizatoret e trafikimit te qindra kilograme heroine drejt Gadishullit Apenin. Kapot e celulave te Bandes se Lushnjes qe kishin ndare ne dy pjese Italiane Enver Dondollaku dhe Edmond Bego jane denuar respektivisht me 16 vjet e 8 muaj burg dhe 18 vjet e 5 muaj burg.


Por denime te renda jane dhene dhe per disa nga pjesetaret me aktive te organizates te cilet kane kryer transferimin e ngarkesave te droges ne terren. Klajdi Laze dhe Renardo Nallbani jane denuar me nga 20 vjet ndersa Nallbani Aleksander Dhima e Andrea Papa jane denuar nga 19 vjet burg deri ne 17 vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›