Teatri i te rinjve sot fituesit
Andi Norman dhe Sofi komedia e Neil Simon-it me regji te Andia Xhunges mbyll konkurrimin e te rinjve te festivalin teatror qe Teatri Kombetar dhe Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve organizoi per nje muaj.
Nje trekendesh dashurie ku perzihet edhe politika.
Andi dhe Norman jane dy te rinj qe sigurojne jetesen me fitimet qe nxjerrin nga nje reviste qe kane themeluar vete nje revistes kunder sistemit ne Amerike. Sofia nje ish notare olimpike eshte nje vajze e zakonshme nga jugu qe duhet te zgjedhe nje dite njerin prej djemve.
Prape me komedi konkurron Andia Xhunga ne Festivalin e Teatrit te te Rinjve. Dhe serish ka protagonist aktorin Indrit obani perkrah Eftiola Lackes dhe Ervin Dokos.
Pas shfaqjes ora 19.00 ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar juria e edicionit VI e perbere nga regjisori Mehmet Xhelili aktorja Suela Konjari dhe Nikolla Lena perfaqesues i MTKRS-se jep sonte cmimet Regjia me e Mire Shfaqja me e Mire Skenografia Aktori/Aktorja me e mire. Kjo eshte parashikuar por mund te kete edhe te papritura per shembull shkurtime ne trofe.