E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt per pronen godet kusheririn me sopate

Nje konflikt per pronen ka ndodhur ne Burrel. Ngjarja ne fshatin Kurdari ka pasur si persona ne konflikt Qemal Beshin dhe Petrit Beshin. Burimet nga policia bejne me dije se Qemal Beshi 62 vjec ka goditur me sopate kusheririn e tij Petrit Beshi 58 vjec. Si pasoj ky i fundit eshte plagosur rende me plage pas shpine.Personat e konfliktuar jane te aferm me njeri-tjetrin.

Kalimtare te rastesishem kane bere te mundur dergimin e shpejte ne spitalin e Burrelit. Ambulanca e ka transportuar te plagosurin per tek stadiumi i qytetit ku luhej ndeshja Burreli-Vlora ndaj eshte dashur nderprerja e ndeshjes per disa minuta ne menyre qe behej i mundur ulja helikopteri per te marre te plagosurin. Me pas i plagosuri eshte transportuar me helikopter drejte spitalit ushtarak Tirane. Policia ka arrestuar autorin Qemal Beshi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›