Trafiku i kurdeve
Tirane – Prokuroria e Krimeve te Renda ju ka komunikuar, dje tre te pandehurve te akuzuar per “dhenie ndihme per kalimit te paligjshem te kufirit” nje tjeter akuze. Tre te pandehurve Ali Ademi, Yassin Ozel dhe Klemend Frroku, ju eshte shtuar edhe akuzua e “grupit te strukturuar kriminal”, akuze te cilen e kishte rrezuar Gjykata e Apelit. Mbrojtja ju ka kerkuar togave te zeza te kryesuara nga ana e gjyqtarit, Gurali Brahimllari shtyrjen e procesit gjyqesor, per t’u njohur me kete akuze te re. Tre te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar shtetas turq, me kombesi kurde, nga Turqia per ne vendin tone, e me pas ne vendet e tjera te Evropes. Sipas hetimeve te kryera nga ana e Prokurorise per Krime te Renda, ka rezultuar se me 28 maj te vitit 2005 ne vendin tone kane hyre 6 shtetas turq, te cilet udhetonin me linjen ajrore nga Stambolli ne Rinas me destinacion Kosove-Slloveni dhe me pas ne vendet e BE-se. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se cdo shtetasi i merrej shuma prej 3 mije euro per te mberritur ne Evrope. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, kreu i ketij grupi ishte shtetasi turk, Yasin Ozul, i cili ishte marre me organizimin, drejtimin dhe financimin te trafikut te klandestineve. Procesi gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve eshte rikthyer serish per rigjykim ne kete gjykate. Nje vit me pare, Gjykata e Krimeve te Renda i ka denuar te pandehurit me 27 vjet heqje lirie.