E Diel, 1 Nëntor 2026

BB kalon pragun e kredive te buta

Kredite e fundit me terma te bute nga Banka Boterore jane drejt fundit, per shkak se ekonomia shqiptare, ka kaluar nga nje vend me nivel shume te ulet te te ardhurave per fryme ne nje nivel te mesem. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nenshkroi tri marreveshje prej 64.87 milione dollare me Banken Boterore per projektin e rrugeve dytesore dhe lokale, sigurine e digave dhe perballimin e katastrofave. Perfaqesuese e zyres se Bankes Boterore ne Tirane, Camille Naumah, e cila nenshkroi ne emer te BB, theksoi se Shqiperia ka arritur sukses me rastin e IDA-s dhe tashme ka siguruar kalimin ne fazen e kreditimit me terma tregtare. "Ne me pak se dy dekada, vendi ka kaluar nga nje vend me te ardhura te uleta, ne nje vend me te ardhura te mesme. Ky eshte nje zhvillim, i cili nuk mund te nenvleresohet", u shpreh ajo. Me tej, Naumah cilesoi se ky eshte nje progres per te cilin te gjithe shqiptaret duhet te jene krenare. "Dua te falenderoj serish qeverine dhe partneret tane te zhvillimit, qe u bashkuan me ne, ne kete rruge me Shqiperine dhe dua te pergezoj qytetaret shqiptare per kete zhvillim kaq te rendesishem", deklaroi Naumah. Gjate fjales se tij, pas nenshkrimit te marreveshjeve, ministri i Financave, Bode, duke falenderuar Banken Boterore per angazhimin e saj ne keto projekte, shprehu besimin se qeveria do te mund te siguroje edhe fonde te tjera per realizimin e projektit te rrugeve rurale. "Pjese e ketij projekti do te jene dhe donatore te tjere, te cilet tashme kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre sic jane, Fondi i OPEC-ut me 15 milione euro, BE nga fondet e IPA per vitin 2008 me 8 milione euro dhe jemi duke negociuar me Banken Nderkombetare te Zhvillimit dhe me Banken Japoneze, JBIC te cilat do te financojne pjesen tjeter te projektit", theksoi ministri Bode. Shqiperia ka arritur sukses me rastin e IDA-s. Ne me pak se dy dekada, vendi ka kaluar nga nje vend me te ardhura te uleta ne nje vend me te ardhura te mesme. Ky eshte nje zhvillim, i cili nuk mund te nenvleresohet. Ky eshte nje progres, per te cilin te gjithe shqiptaret duhet te jene krenare. Zyrtarja e Bankes Boterore tha se, “ne, gjithashtu, ishim ne gjendje te ndryshonim ne financimin e IRBD kete vit, fleksibilitetin me te cilin qeveria shqiptare mund te zgjedhe kushtet e ripageses, maturimin e kredive te reja, ndaj kjo eshte nje shenje reale e kalimit ne kete financim”. Ajo konsideroi nje nga sfidat per te ecur perpara per cdo vend qe kalon nga IDA ne IRBD eshte fusha e menaxhimit te borxhit dhe ne menaxhimin e burimeve te reja, ne nje menyre sa me efektive.

Kreditimi

Kredite me kushtet e IDA-s jepeshin per nje periudhe 40-vjecare me interes 0.2 dhe nje periudhe 10-vjecare falas. Keshtu, Banka Boterore e ka kredituar ekonomine tone qe nga 1992 me rreth 1 miliard dollare. Mirepo tani, gati pas dy dekadash, Shqiperia e kalon fazen e financimeve per vende shume te varfra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›