Aksioni antikanabis ne Vlore dhe Gjirokaster, korren 2700 bime kanabis
Aksionet per asgjesimin e bimeve narkotike gjate dites se djeshme kane zbuluar 1900 rrenje bime kanabis sativa ne Vlore dhe kater parcela me 800 bime ne Gjirokaster. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise, ne komunen Lunxheri jane evidentuar edhe 4 parcela te tjera, krahas 19 parcelave te identifikuara gjate operacionit policor. Zedhenesja e policise se Vlores, Rezarta Leli, eshte shprehur dje se bimet narkotike u zbuluan ne fshatrat Dushkarak, Treblove e Rexhepaj, ndersa ishin mbjelle ne parcela te celura rishtas per kete qellim. Sipas zedheneses Leli, bimet narkotike ishin ne nje lartesi prej 1,5-2 metra dhe ishin ne nje faze te avancuar te zhvillimit te tyre. Nderkohe qe policia po punon per identifikimin e personave, qe dyshohen si pronare te bimes narkotike te asgjesuar po dje me djegie. Kurse policia e Gjirokastres, gjate ketij sezoni, ka zbuluar 23 parcela me mbi 5 mije rrenje kanabis te mbjella qe jane korrur. Diten e djeshme, droga eshte gjetur ne kater parcela ne Lunxheri, ku secila prej tyre kishte nga 200 rrenje te mbjella.
Precedenti
Dy fermere u arrestuan ne fshatin Erind te Gjirokastres, dy dite me pare, pasi iu gjeten bime kanabisi te mbjella ne dhomen e gjumit e bahce. Policia vuri ne pranga Hyso Cacin dhe Njazi Bushin dhe asgjesoi 135 rrenje.
Precedenti
Dy fermere u arrestuan ne fshatin Erind te Gjirokastres, dy dite me pare, pasi iu gjeten bime kanabisi te mbjella ne dhomen e gjumit e bahce. Policia vuri ne pranga Hyso Cacin dhe Njazi Bushin dhe asgjesoi 135 rrenje.