Presidenti Topi ndjek dokumentarin e gjenocidit komunist
Premiera e filmit dokumentar “Gjembat e flakeve dhembin”, u ndoq edhe nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Dokumentari “Gjembat e flakeve dhembin” trajton temen e gjenocidit te ushtruar ndaj elites se kombit shqiptar nen terrorin komunist ne vitet 1945-1951. Me skenar te Tomor Alikos dhe Esat Telitit, regji te Esat Telitit dhe operator Gavrosh Haxhihyseni, dokumentari i shfaq per here te pare dje ne Tirane. Kryetari i Shtetit ishte i ftuar i autoreve te ketij filmi dokumentar, Shoqates Kombetare te te Perndjekurve Politike Antikomuniste, Televizionit Publik Shqiptar si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Pas viteve ’90-te, dokumentare te tille ka pasur jo pak. Ndersa ne Muzeun Historik Kombetar, nje pavijon i tere i kushtohet gjenocidit komunist pergjate tere viteve kur komunizmi qeveriste Shqiperine. Po ashtu, nje sere librash, jo vetem memuare, por edhe shkencore, i jane kushtuar kesaj ceshtjeje teper te prekshme.