Opozita drejt bllokimit te zgjedhjeve te majit

Opozita eshte duke menduar bllokimin e zgjedhjeve te tete majit si masa ekstreme nese nuk gjendet zgjidhja per hetimin e zgjedhjeve. Ne fakt opsioni eshte hedhur ne tryezen e opozites nje dite me pare nga Skender Gjinushi, krereve te tjere te se majtes te mbledhur pas refuzimit nga mazhoranca te hetimit te zgjedhjeve. Kryesocialdemokrati nje dite me pas, ne nje interviste thote se opozita prej muajit korrik ka humbur kohe ne kerkim te kompromisit me kryeministrin Berisha, me te cilin thote gjinushi ishte i pritshem nje perfundim i tille.
“Ka humbje kohe nga korriku dhe këtej duke pritur me shpresën se do të reflektojë kjo shumicë. Nuk bëhet më me pakte, me shpresa- presim dhe një javë, ke dhe një shans të fundit, hajde me projekt rezoluta. Në demokraci dhe në demokracitë hibride si Shqipëria cka është e domosdoshme realizohet, por do këllqe, do një qëndrim të qartë opozitar dhe sigurisht do dhe një popull që e mbështet këtë opozitë, por për të mbrojtur interesat e veta, jo të opozitës” tha Gjinushi.
Por perballe nje kryeministri qe Gjinushi e akuzon se ka bllokuar te gjitha institucionet edhe per opoziten kreu socialdemokrat ka rezerva, ato te nje opozite qe sipas tij ka qene me shume sic duhet konstruktive.
”Në qoftëse opozita mban një qëndrim të qartë para këtij realiteti që e kupton çdo njeri atëherë është e detyruar të imponohet një zgjidhje politike. ky pushtet është mbajtur vetëm nga toleranca e opozitës” tha Gjinushi.
Por opozita e bashkuar, ende nuk ka unifikuar qendrimin final. PS nepermjet kryetarit Edi Rama tha se pret reflektim te mazhorances deri ne seancen e 23 dhjetorit, kur do te shqyrtohet edhe oferta e socialisteve per hetim te zgjedhjeve.
Rovena Moçka