Itali, neser protesta te studenteve
Studentët e Universitetit La Sapienca në Itali nesër do të zhvillojnë manifestime spontane kundër politikave të ndjekura ndaj tyre. Në një letër drejtuar prefektit dhe kryebashkiakut të Romës, ata shpjegojnë se nuk kanë prezantuar një kërkesë zyrtare për të kërkuar leje për manifestimet kundër projekt-ligjive që i prekin drejtpërdrejtë.
"Kërkesa që ishte e përfshirë në njoftim ishtë në formë ironike", shtojnë studentët duke deklaruar se ata i kanë shpjeguar kuptimin politik të manifestimeve të tyre.