E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Ne dialogme parimin ereciprocitetit

PRISHTINE- Kosova angazhohet për parimin e reciprocitetit në dialogun teknik të filluar me Serbinë, ka thënë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Udhëheqësja kosovare e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE, ka mbajtur dje një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK) me temën “Dialogu teknik dhe integrimet evropiane”.

Fillimisht, Tahiri foli për qëllimet e dialogut teknik të filluar midis dy vendeve të pavarura duke specifikuar se qëllimi i këtij dialogu është zgjidhja e çështjeve teknike në të mirë të qytetarëve dhe afrimi i dy vendeve me Bashkimin Evropian. Ajo tha se axhenda e dialogut përfshin çështjet e tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Kosova angazhohet për parimin e reciprocitetit në zgjidhjen e këtyre çështjeve”, tha ajo duke shtuar se “dialogu synon që të eliminojë pengesat e krijuara që nga periudha e pasluftës që lidhen me ndërhyrjet ilegale dhe ndikimit negativ që Serbia e ka ushtruar në një pjesë të caktuar të komunitetit serb”.

Tahiri shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për konsolidimin e shtetit dhe ofrimin e shërbimeve të mira për gjithë qytetarët përfshirë edhe serbët e pjesës veriore të vendit duke i ndihmuar ata që të integrohen në jetën institucionale të Kosovës. “Kosova ka pranuar obligimin ndërkombëtar për të hyrë në dialogun teknik ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në bazë të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila njohu mendimin këshillëdhënës të GJND-së dhe ftoi dy vendet në dialog teknik”, tha Tahiri.

Ajo vlerësoi përparimet në dialogun teknik dhe rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për një angazhim serioz për rezultate në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e Bashkimit Evropian.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›