Trafiku i organeveMarty, paditet nga tëzotët e shtëpisë së verdhë
TIRANË- Raportuesi i Këshillit të Europës Dik Marty është paditur në Gjykatën e Tiranes për dëm moral nga të zotët e asaj që tashmë cilësohet si “shtëpia e verdhë”.
Familjarët i kërkojnë raportuesit të Këshillit të Europës të paguajë një shumë prej 10 milion lekësh si dhe të përgënjështrojë raportin, i cili bën objekt hetimi shtëpinë e tyre për transplant organesh të ushtarëve serbë nga ana e ish- ushtarëve të UCK-së.
Paditësit shprehen se në dokumentin e 15 dhjetorit të vitit të kaluar Dik Marty ka dëmtuar në fakt moralisht gjithë shqiptarët, por indirekt është dëmtuar dhe familja Brama.
Familjarët thonë se hetimet e zgjatura për këtë cështje në banesën e tyre nga ana e prokurorëve ndërkombëtarë janë kthyer në makth për familjen e tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)