Kapet 70 kg mariuane 1 ne pranga dy shtetas shpallen ne kerkim
Policia kufitare e Gjirokastres ka sekuestruar 70 kilograme lende narkotike Mariuane dhe ka arrestuar nje shtetas nderkohe qe ka shpallur ne kerkim dy te tjere.
Operacioni eshte finalizuar ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit ku u diktuan tre shtetas me canta te medha shpine ku dyshohej se brenda kishte lende narkotike.
Ne pranga u vu Adil Peshku i datelindjes 1987 lindur dhe banues ne Kostenje te rrethit Librazhd. Ndersa dy personat e tjere duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e policise kufitare duke braktisur edhe cantat te cilat jane sekuestruar nga ana e policise- thane burimet e policise.
Nga keqyrja qe iu be cantave rezultoi se ne tre cantat kishte 60 pako me peshe te ndryshme te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre ndodhej lende narkotike e dyshuar si Mariuane gjithsej rreth 70 kilograme.