OSSH: Nisin ndërprerjete energjisë, remontederi më 30 korrik
TIRANE- Duke filluar nga dita e hënë, një pjesë e lagjeve të kryeqytetit, por edhe disa qytete të tjera të vendit do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se nesër nis remonti në nënstacionin Dinamo. Si pasojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 9.00 deri në 15.00 në disa zona të Tiranës, si Bregu i Lumit, Uzina Dinamo, rruga Jordan Misja, Siri Kodra, Josif Pashko, Babrru dhe Paskuqan.
OSSH njofton për kryerje remontesh edhe në rrethe. Ndërprerje të energjisë gjatë paradites qe prej ores 9.00 deri me 15.00 do të ketë edhe Fushë-Arrëzi, Puka, Laçi, Memaliaj, Fieri, Përrenjasi, Librazhdi, Skrapari, Poliçani dhe Vertopi. Remontet parashikohet të zgjasin deri më 30 korrik.