P/ligji i SHISHepiqëndra e debatit nëmbledhjen e Kuvendit
TIRANë- Ndryshimet në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror" vazhdojnë të jenë këto ditë në qendër të debatit dhe polemikave të politikës shqiptare. P/ligji ishte planifikuar të shqyrtohej në seancën plenare të 22 korrikut, por u shty për shkak të këmbënguljes së opozitës, e cila ka deklaruar se komisioni i sigurisë nuk ka marrë parasysh disa sygjerime që ndërkombëtarët adresuan 4 muaj më parë, mbi amendimet e këtij ligji. Deputetët socialistë kanë kërkuar që ky projektligj të kalojë në shqyrtim pas opinionit të ndërkombëtarëve që janë shprehur se "SHISH duhet të mbetet profesional, i pavarur e i lirë nga ndërhyrjet politike".
Seanca e 22 korrikut në Kuvend shkaktoi përplasje maxhorancë-opozitë, ku kjo e fundit kundërshtonte shqyrtimin e p/ligjit, duke kërkuar që më parë për të merret ekspertiza e NATO-s dhe e SHBA-së, që drafti të jetë i standardeve të larta. Megjithë këmbënguljen e shumicës parlamentare se p/ligji i kishte kaluar të gjitha procedurat e shqyrtimit në komisione dhe ishte gati për diskutim në seancë, opozita insistoi për nxjerrjen e tij nga rendi i ditës i punimeve, sikurse dhe ndodhi. Nga ana e saj maxhoranca konsideron si një moment të rëndësishëm të ndryshimeve në ligjin e SHISH përcaktimin e mandatit të Drejtorit të SHISH, deri në 5 vjet dhe me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Aktualisht drejtori i SHISH nuk ka një afat të caktuar për të qëndruar në krye të këtij institucioni.
Nesër pritet mbledhja e Kuvendit në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, ku do të mësohet nëse p/ligji i SHISH do të vijë sërish për shqyrtim apo do të shtyhet për sesionin e ardhshëm në shtator. Amendimet e këtij ligji në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese miratohen në Kuvend me 71 vota. Sipas këtij ligji, një vendim i Kushtetueses e saktëson ligjin për SHISH, lidhur me emërtesën, duke e konsideruar atë organ jokushtetues.
Sipas ekspertëve ligjorë, fakti që SHISH përmendet tangencialisht në Kushtetutë nuk do të thotë se e shndërron në organ kushtetues. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese është një referencë e qartë ligjore e nenit 78 të Kushtetutës dhe për pasojë dhe amendimi i ligjit bazë për funksionimin e SHISH, mund të bëhet sipas parimit të shumicës parlamentare, me 71 vota.
Shërbimi Informativ Shtetëror konsiderohet një institucion mjaft i rëndësishëm për çështjen e sigurisë kombëtare, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ligjit aktual, "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", Drejtori i SHISH informon Presidentin dhe Kryeministrin për probleme që kanë të bëjnë me sigurinë. Drejtori i SHISH i paraqet Kryeministrit një raport vjetor për punën e këtij organi, ndërsa i raporton atij në çdo kohë dhe për çdo çështje që lidhet me veprimtarinë e tij.
(m.a/ata/BalkanWeb)