E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ne Tirane, Berisha: Rama bllokoi dy vjet sheshin, nuk kerkoi falje Eva Gjura

Shpronesimet e pronareve qe preken nga ndertimi i segmentit rrugor Unaza e Madhe e Tiranes, ka kthyer ne vemendjen e Kryeministrit kohen kur Tirana drejtohej nga Edi Rama si kryebashkiak. Berisha eshte shprehur se qeveria do te financoje ndertimin e segmentit rrugor te Unazes se Madhe te Tiranes, me qellim qe t'i jape frymemarrje trafikut ne kryeqytet. "Qeveria do ta financoje ndertimin e kesaj vepre, ne menyre qe t'i jape frymemarrje trafikut, ndonese ai ka nje lehtesim te madh", - u shpreh Berisha. Per Kryeministrin, kryeqytetasit nuk duhet te perballen me me torturat qe hasen per dy vjet rresht ne Tirane, pasi ish-kryetari i bashkise, Rama, i denoi dy vjet qytetaret duke mbajtur te bllokuar sheshin "Skenderbej". Berisha ka kujtuar opinionit publik se per kete bllokim, Edi Rama nuk iu kerkoi asnjehere falje qytetareve te Tiranes. "Se si e denoi dy vjet qytetarin, ish-kryetari i bashkise, me sheshin, dhe per kete nuk flet askush asgje. Te dalin nga mengjesi ne darke per te fantazuar per cdo gje, e bejne, por t'u kerkojne falje qytetareve te Tiranes, te cileve u bllokoi dy vjet sheshin kryesor dhe i la ne kulmin e veshtiresive per te kaluar nga nje rruge ne tjetren, apo per te arritur ne pune, kete nuk e bejne. Sikur ka inatin me ta! Por kjo nuk eshte ceshtje inati", - tha Kryeministri. Ai i ka kujtuar Rames se duhet te pranoje gabimin dhe t'u kerkoje falje qytetareve, sepse nuk ka njeri qe nuk gabon, por njeriu e njeh gabimin e vet. "U bllokoi dy vjet sheshin kryesor qytetareve te Tiranes dhe i beri te heqin te zite e ullirit te trafik", - nenvizoi kreu i qeverise. Duke u ndalur tek sheshi si eshte aktualisht, Berisha u shpreh se "nuk them se tani ai eshte i persosur, por eshte krejt tjeter". Shtoi edhe faktin se sheshi ka marre dimensione njerezore. "Ashtu sic ishte, nje masiv betoni, ishte lemeri. Njeriu dilte mikroskopik. Ndersa tani sheh njerez nga te kater anet dhe sheshi merr dimensionin e qytetarit. Nuk e di si do te jete projekti per qendren, por tani, ai jo vetem u zhbllokua, por mori permasa njerezore". Sheshi "Skenderbej" per disa muaj ka qene objekt debati mes mazhorances dhe opozites. Te dyja palet akuzonin njera-tjetren per mosrespektim te projektit fitues i njohur si projekti francez. Rama sa kohe ishte ne krye te bashkise se Tiranes nuk beri asgje per ta ndertuar apo per ta vene ne zbatim projektin e miratuar me aq buje, ndersa kryebashkiaku i ri, Basha, nuk pranoi venien ne zbatim te projektit te vjeter duke iu servirur kryeqytetasve nje tjeter projekt te sheshit, i cili perfshinte edhe zgjerimin e kryeqytetit ne zonat periferike.

"Obelisk ne qender te Tiranes, kushtuar viktimave te komunizmit"

Ne mbledhjen e qeverise, Kryeministri i kerkoi ministrit te Kultures, Aldo Bumci, organizimin e nje konkursi nderkombetar per projektin e obeliskut kushtuar viktimave te komunizmit dhe percaktimin e vendvendosjes se tij ne Tirane. "Obelisku, duhet te jete produkt i studiove me te mira boterore. Te behet nje konkurs nderkombetar per kete, sepse, ne qofte se ka nje komb qe duhet te shprehe shkallen me maksimale te perkushtimit per kete nderim, jemi ne qe patem faturen me te madhe, terrorin me te thelle", - u shpreh Berisha. Duke vleresuar punen e bere nga kjo ministri per projektet konkrete, Berisha ka kerkuar nje pershpejtim te ketij procesi duke percaktuar nje vend dhe nje permendore ne nderim te atyre qe u ekzekutuan pa gjyqe, qe u burgosen, u internuan per bindje politike dhe qe jane nje numer shume i madh i popullates. Ne duhet ta ngreme ate, ne respekt te tyre dhe te kujteses kombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›