E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente me dy te vdekur ne Berat

Një 25 vjeçar nga qyteti i Beratit ka humbur jetën si pasoje e shpejtësisë tej normave të lejuara . 25-vjeçari Ilir Hoxhallari po udhëtonte me motor dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë në anë të rrugës nacionale Berat -Uznovë. Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjerbës- Kulmak ku ka humbur jetën një 41vjeçar. Drejtuesi i kamionit tip Ifa me targa SK 1191A e ka lënë të pasiguruar mjetin duke zbritur nga kamioni. Në mjet ndodhej edhe një pasagjer tjetër dhe kamioni duke qenë i pasiguruar ka lëvizur mbrapsht dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në kamion Luan Shima 41-vjeç. Me pas blutë e policisë së Beratit kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Nafi Zyko 59-vjec banues në komunën Gjerbës të Skraparit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›