E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ne kolaps Tirana paralizohet per kater ore permbyten dhjetera rruge kryesore

/ /

Pa diskutim qe trafiku do te rendohej ashtu sic ndodh rendom ne kryeqytet ne keso rastesh. Unaza se largmi dukej e bllokuar. Per ta evituar zgjodhem ti binim nga Rruga e Dibres. Ora shenonte 1525. Nuk ndryshoi absolutisht asgje U deshen dhe nja 10 minuta te tjera per te kuptuar se gjithcka ishte paralizuar. Me gjithe perpjekjet per bishtuar ne ndonje rrugice apo per ndonje parakalim ekstra ishte e pamundur te levizje me shume se pak metra. E sa me prane i afroheshim qendres aq me shume metrat reduktoheshin ne centimetra. Tek Selvia kur ora shenonte plot 1610 minuta zgjidhja me e mire ishte te fikje makinen. Perreth vetem zera te acaruar qytetaresh dhe nje zhurme e frikshme e shkaktuar nga burite qe mbaheshin gjate gjithe kohes te shtypura. Shiu nuk pushoi per asnje cast. Dy ore per 200 metra rruge Si asnjehere me pare as ne kohe mitingjesh apo ndonje koncerti madheshtor te paralajmeruar Tirana ishte e zhytur ne nje kaos total. Edhe pas 30 minutash te tjera ishim serish ne te njejtin vend dhe shpresat per ndonje shkarkim te mundshem te trafikut nisen te veniten. Dikur me pas u duk sikur dicka filloi te levizte por per fat te keq gezimi mori fund shume shpejt. Vec burive te makinave degjohej edhe nje sirene ambulance e cila ne ate zallamahi mbyste disi burite e tjera te makinave. Pavaresisht ushtimit te zgjatur per ti hapur rrugen autoambulanca ishte njesoj e bllokuar si te gjithe mjetet e tjera. Vetem se brenda saj dikush kishte nevoje per ndihme mjekesore. Pyetjen e natyrshme nese kishte gjasa te arrinte ne kohe u perpoqem ta fashisnim sa me shpejt nga mendja. E duke ndryshuar me nervozizem kanalet e radios akrepat e ores shenuan plot 17 e 20 minuta. Per dy ore kishim mundur te arrinim vetem tek nentekateshet. uditerisht polici qe nuk mungon asnje dite tjeter tek kryqezimi dje nuk e kishte pare te udhes te disiplinonte trafikun. Nga te kater anet karvane makinash dhe shofere te irrituar qe shanin e bertisnin me sa te mundnin. Sigurisht me gjithe te drejten qe u takon Stresin qe po u shkaktohej nuk kishin asnje kusur per ta hequr. Arritem te hynim ne Rrugen e Barrikadave. Gjithcka njesoj. Disa shofere me trima vershuan tek korsia e rezervuar per autobuset por te tjere perpara tyre kishin pasur te njejten ide. Tek gjimnazi Sami Frasheri u bllokuan te tria korsite. Askujt sia ndiente me per rregullat e qarkullimit rrugor. Kishin kaluar edhe 30 minuta te tjera. Tashme durimi u sos. Ishte vertet e tepert. Per dy ore e gjysme do kishim mberritur deri ne Vlore. Kishim pershkuar vetem nje aks qe cdo dite behet maksimumi per 7 minuta.
Pas 150 minutash me mire ne kembe
Ne rrugicen e pare te lagjes kthyem makinen. Peripecite per te gjetur nje parkim aty jane te teperta te tregohen. Por me se fundi u krye dhe kjo pune. Te ecje ne kembe pas plot 150 minutash stresuese ishte nje shpetim me vete. Tani madje ishte me e lehte te shihje me detaje cpo ndodhte ne qender te metropolit. Tek stacioni i trenit nje pas nje numeroheshin nja tre autobuse te Tiranes se Re. Te gjithe bosh. Ne unaze e njejta situate. Kurre me pare shoferet e linjave urbane nuk kishin udhetuar kaq lirshem. Ne fakt fjala e duhur do te ishte ngecur kaq keq. Tek kryqezimi serish asnje polic. Si rralle here kishim kaluar dy kryqezime te medha dhe nuk kishim hasur asnje nga efektivet e Policise Rrugore. Prej aty dukej qe edhe bulevardi Zogu i pare ishte ne te njejten situate. Me tej rruges qe te con per tek Zogu i zi kishte plasur sherri. Dy makina te perplasura dhe shoferet qe gati sa nuk po rriheshin. Nja 50 metra me poshte e njejta histori. Kembesoreve ne trotuare u lexohej ne fytyre habia e merzia. shte tmerr si sot ska qene kurre. fare behet keshtu. Ku jane policet ishte shprehja me tipike. Por nuk mungonin edhe shperthimet e dufit e mllefit kundra bashkise e qeverise. Menduam te merrnim numrin e emergjences 129. E dime qe ka trafik telefoni u mbyll pa mbaruar fjaline. Faktikisht qe nuk ishte thjesht trafik po ishte nje kaos i vertete e dinim te gjithe. Donim thjesht te vinim ne dijeni Policine e Rendit a te Rrugores qe ca shofere po ziheshin ne rruge e mund te shkonte edhe me keq. Por ndoshta nga telefonatat e panumerta nuk na e kishin ngene. Mberritem me ne fund ne destinacion. Edhe aty te gjithe ndanin te njejtin hall. Tirana si dje nuk ka qene e paralizuar kurre me pare.
Bllokohen ambulancatdy ore deri ne urgjence

Per fat te mire asnje qytetari trafiku i djeshem nuk i ka kushtuar jeten. Edhe pse ka pasur dhjetera telefonata ne urgjencen e Tiranes dhe ato te QSUT-se asnje prej te semureve qe kishte nevoje per asistence mjekesore nuk pati komplikacione si pasoje e vonesave te autoambulancave. Edhe ne maternitete situata ishte e qete. Per mbi 5 raste sot nuk kemi arritur aq shpejt sa zakonisht por per fat te mire nuk na kane raportuar ndonje perkeqesim te gjendjes se pacienteve. Atyre menjehere sa kemi mundur i kemi dhene asistencen mjekesore u shprehen mjeket e urgjences te kontaktuar nga gazeta. Nderkaq ne urgjencen e pediatrise prinderit shprehnin shqetesimin e tyre per kaosin me trafikun. E kisha djalin me 39 temperature dhe te vjella. U nisa nga shtepia ne oren 3 dhe arrita ketu pas nje ore e gjysme tha nje nga nenat qe kishte shtruar te birin tek urgjenca e pediatrise. Nderkaq burime nga sherbimi i autoambulancave na pohuan per gazeten se 2 prej tyre kishin mbetur ne trafik per gatu 2 ore me pacientin brenda me probleme kardiake. Per fat te mire pa pasoja per shendetin. Te njejten gje na pohuan edhe burime prane Spitalit Ushtarak. Edhe autoambulancat e ketij spitali kane mbetur te bllokuara ne trafik. Tirane deshton grabitja e bankes ne pikun e trafikut

TIRANE - Dje rreth ores 1445 nderkohe qe te gjitha rruget e Tiranes ishin bllokuar nga trafiku ka deshtuar grabitja e filialit te nje banke tek ish-Restorant Durresi ne kryeqytet. Filiali qe ndodhet ne afersi ne kryqezimit te rruges Siri Kodra eshte sulmuar nga dy shtetas te cilet ishin pajisur me pistoleta luftarake dhe ishin maskuar me skafandro ne koke. Me shpejtesi ata kane hyre ne filialin e bankes dhe kane levizur me pas ne drejtim te arkes ku njeri nga grabitesit ka nxjerre pistoleten. Ne kete kohe punonjesi i sherbimit te jashtem i ndodhur nga brenda bankes ne krah te deres per shkak te shiut te dendur qe binte ne ate moment eshte perleshur fizikisht me njerin nga grabitesit dhe e ka rrezuar pertoke duke e goditur me mbajtesen e cadrave qe ndodhej prane deres se bankes. Ndaj grabitesit tjeter eshte nderhyre nga roja i brendshem i bankes. Pasi jane sulmuar nga rojat dy autoret e tentatives se grabitjes kane dale nga banka dhe jane larguar drejt stacionit te trenit. Kane qene efektivat e ruajtjes se sigurise se bankes qe kane shkelur sinjalin e alarmit per policine e Tiranes. Dy grabitesit mendohet se kane qene te moshes rreth 25-30 vjec dhe te gjate afersish 1.75 cm. Pavaresisht trafikut policia e Tiranes ka mberritur ne vendin e ngjarjes brenda pak minutave.

Permbytjet

Vec trafikut shiu i rrembyer qe ra dje permbyti dhjetera rruge te kryeqytetit. Tek Don Bosko dhe tek 21-shi ishte e pamundur te kalohej. Uji kishte kapercyer tre pellembe dhe makinave te uleta mund tu futej edhe brenda. Per kembesoret as qe behej fjale te kapercenin rrugen. Rruga Siri Kodra ka qene e pakalueshme per qytetaret dhe mjaft e veshtire per qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu permbytje pati edhe ne akset periferike ku pusetat e shkarkimit nuk perballonin dot prurjet e furishme nga reshjet.. Moti i keq gjithe javen

Reshjet e shiut do te vazhdojne gjate gjithe kesaj jave. Kete parashikim kane bere meteorologet. Sipas tyre moti i keq dhe i paqendrueshem do te na shoqerojne ditet ne vijim dhe vetem nga mesi i javes se ardhshme mund te kete nje permiresim te situates. Do te kete nderkaq edhe nje renie te temperaturave me disa grade. Reshjet e dendura te shiut kane krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike ne shume qytete te vendit. Gjithashtu nuk kane munguar permbytjet.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›