E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzionet kosovare per vizat

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Liberalizimi i vizave per Shqiperine ne Kosove eshte pritur ne menyre...

kunderthenese. Perkunder vleresimit te madh per qeverine e Shqiperise qe ia arriti kesaj dite ekziston dhe pezmi ndaj europianeve qe e lane Kosoven jashte. Nje minister pergjegjes per kete ceshtje duke shfrytezuar faktin se qeveria eshte e rrezuar por dhe karakterin e tij te cilter ia vuri madje fajit nje emer - Malstrom emri i Komisioneres se Brendshme te BE-se.Kosova nuk ka ende nje plan per liberalizimin e vizave i cili sigurohet prej negociatave te rregullta me Bashkimin Europian. Kosova nuk ka hyre ende ne negociata te tilla dhe ekziston premtimi se shume shpejt ato fillojne. Por nga ajo dite deri ne heqjen e plote te vizave duhet te kaloje ndoshta nje vit.
Deri ketu keto reagime kosovare duken brenda normales. Kosova praktikisht eshte vendi me i izoluar i Europes. Kosovaret kane mundesi te shkojne pa viza ne vetem 5 shtete.Madje dhe Shqiperia ne menyre te ngurte ka pranuar me siguri imponimet e Bashkimit Europian qe te forcoje regjimin e kufirit i cili ne realitet po perkthehet ne kontrolle me te rrepta vonesa dhe radhe te gjata per kosovaret por dhe per shtetasit e Shqiperise qe udhetojne andej-ketej kufirit shqiptar.Duket si nje enderr periudha e veres kur kalohej pa kontrolle te pakten ne nje pike te kufirit.
Por ajo qe duket jonormale ne kete situate te krijuar ne Kosove rreth Kosoves eshte nje nxitje e elektoratit e kalkuluar politikisht per te marre pasaportat e Shqiperise. Kur them e kalkuluar politikisht i referohem fushates elektorale qe zyrtarisht nuk ka nisur megjithese realisht ka shume kohe qe ka filluar. Nje deputet i partise qeveritare PDK madje premtoi se do te bente ceshte e mundur qe Shqiperia te lehtesoje dhenien e vizave per shqiptaret e Kosoves. Si per ti mbushur mendjen kosovareve per kete edhe ambasadori i Shqiperise jep nje interviste sigurisht me natyre informative ku shpjegohen hapat qe duhet te hedhe nje shtetas i Kosoves per te marre shtetesine shqiptare. E gjitha kjo e shoqeruar me interesimin praktik te kosovareve sesi mund te shmangen kushtet e ligjit sigurisht shtron disa ceshtje.
Se pari eshte krejt irracionale qe nje parti ne pushtet te krijoje iluzione te tilla me karakter elektoral tek votuesit e vet tek qytetaret e Kosoves. Kosova ka vete mekanizma per ta pershpejtuar kete proces madje e ka humbur pak trenin. Keshtu per shembull pala serbe e pranoi rezoluten europiane per ne OKB por ama vuri kushte qe te pershpejtonte kursin e vet drejt BE-se. Ndersa pala kosovare nuk vuri asnje kusht per tu ulur ne bisedime. Madje nuk rezulton ne pergjithesi asnje lloj kushtezimi prej Kosoves ndaj BE-se apo Perendimit ne marredheniet e tyre. Pergjithesisht pala kosovare thjesht pranon imponimet nderkombetare. Nderkohe vete Kosova ska asnje mundesi per ta lehtesuar kete proces te dhenies se shtetesise nga kosovaret. Shqiperia ka nje kuader ligjor qe nuk e ndryshon dot edhe me lutjen e bashkatdhetareve.
Se dyti liberalizimi i vizave ne Shqiperi koincidon me dy ngjarje ne Kosove. Jo vetem me zgjedhjet por dhe me regjistrimin e popullsise. Ky regjistrim ka jo thjesht vlere kosovare por vlere nderkombetare. Te kesh nje numer te madh kosovaresh qe kane dhe shtetesi shqiptare nuk ndikon ne besueshmerine e te dhenave te ketij regjistrimi. Pala serbe mund te kontestoje perqindjen e shqiptareve ne kete regjistrim duke thene se ata jane shtetas te Shqiperise. Nje argument te tille madje pala serbe e ka perdorur me kohe per te deformuar raportet etnike brenda Kosoves.
Se treti vete marrja e shtetesise mund te frymezoje qofte dhe jo drejtperdrejte braktisjen e Kosoves ne favor te banimit ne Shqiperi. Kjo do te ishte e gabuar sot qe Kosova ka shtetin e vet ashtu si dhe dje qe ai i takonte serbeve. Kosovaret duhet te rrine e ta zhvillojne vendin e tyre dhe skane arsye ta braktisin ate. Nese Kosova eshte mbrapa me ritmet e zhvillimit atehere kjo eshte nje arsye qe ata te ndryshojne qeverisjen e tyre me vote por jo ta braktisin vendin e tyre.
Per te gjithe keto arsye ne emer te interesit kombetar Shqiperia nuk mund dhe nuk duhet te jape mesazhe se marrja e shtetesise shqiptare eshte e lehte. Nje mesazh i tille u dha po prej kesaj shumice ne vitet e para pas vendosjes se pluralizimit kur u abrogua ligji i vitit 1953 dhe thuajse spati asnje kuader ligjor per shtetesine por thjesht akte nenligjore. Krijimi i iluzioneve te tilla do te favorizoje korrupsionin e zyrave te gjendjes civile komisariatet e policise qe ofrojne dokumente te nevojshem per marrjen e shtetesise dhe sigurisht do te shtonin presionin ne zyrat ku merren pasaporta. Ky nuk eshte nje zhvillim imediat por gjithsesi duhet parandaluar qe sot. Duhet theksuar qe marrja e shtetesise nuk eshte e mundur per ata kosovare qe nuk kane plotesuar tre vjet qendrimi ne Shqiperi te provueshem me lejen perkatese te leshuar nga komisariatet e policise.
Ka dhe arsye te tjera pse duhet parandaluar nje eksod kosovar drejt Shqiperise por dhe kaq mjaftojne qe kosovaret ta konsiderojne momentin zgjedhor qe po kalojne si moment per te menduar me shume rreth cilesise se qeverisjes duke e ndryshuar ate me vote. Keshtu bashke me lirine e levizjes mund te fitojne dhe miresi te tjera.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›