E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragetit të Adria Ferris i duhet njërimorkiator të ankorohet në Bari

BARI- Trageti Marina i shoqërisë së udhëtimeve Adria Ferries që bën linjën Durrës - Bari është vonuar sërish për t’u ankoruar. Hera e fundit ndodhi sot në mëngjes në portin e Barit të Italisë. Shkak kanë qenë erërat e forta por pasagjerët thonë se trageti ka probleme me ankorimin edhe kur ka pak erë.

Në portin italian trageti, është ndihmuar nga një rimorkiator për t’u ankoruar pasi ka pasur shumë vështirësi.  I njëjti problem u konstatua edhe pak ditë më parë, kur ankorimi në portin e Durrësit të tragetit u vonua për 8 orë.

Pasagjerët ankohen për kohën e gjatë të ankorimit duke i detyruar ata të presin me orë të tëra në traget.

Trageti “Marina” është një nga tragetet më të avashta sa i takon ankorimit në porte dhe pasagjerët shpesh herë janë ankuar. Madje ka raste kur i duhen edhe 30 minuta për tu lidhur me kalatën, në një kohë që tragetet e tjerë këtë procedurë e kryejnë shumë më shpejt se trageti në fjalë.

(Foto:Rimorkiatori duke ndihmuar tragetin per tu  ankoruar sot ne portin e Barit, Itali)

(Foto: Trageti pas ankorimi ne portin e Barit, Itali)

I njëjti problem u konstatua edhe pak ditë më parë, kur ankorimi në portin e Durrësit të tragetit u vonua për 8 orë. Trageti bën linjën Durrës- Bari dhe anasjelltas dhe niset në orën 23:00 nga të dy portet respektive.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›