Qeveria vendos sot heqjen e TVSH-se per inputet bujqesore
Kryeministri Berisha inauguroi rrugën Fier-Komuna Ruzhdie, ku garantoi se qeveria do financojë çdo projekt të komunës.
“Komuna e Ruzhdies do ketë investime në çdo fushë. Do asfaltojme çdo kilometër rrugë. Nesër qeveria vendos heqjen e TVSH-së për të gjitha importet për rritjen e prodhimit bujqësor”, u shpreh kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në këtë inaugurim.
Gjithashtu, duke qëndruar në nismat që ka ndërmarrë dhe do të vijojë të ndërmarrë ekzkukutivi, Kryeministri Berisha bëri me dije se së shpejti nis ndërtimi i By Pass-it të Fierit me 21 km.
“Në këtë qytet janë investuar 620 mln euro. Vetëm në qarkun e Fierit kemi ndërtuar 560 km rrugë. Kemi bërë shumë për Shqipërinë rurale. Dyfishuam pensionet në fshat. Mbi 60 % e investimeve kanë qenë kryesisht për zonat rurale”, vlerësoi Berisha.
Ndërkohë, duke u shprehur i sigurtë në fitoren e së djathtës, Berisha hodhi poshtë akuzat e kreut Rama për kpjim të programit pasi sipas tij, PS dhe kryetari i saj nuk kanë asnjë program për zgejdhjet e 23 qershorit. "Ai le të thotë çfarë të dojë kurse ne hartojmë program të shkëlqyer dhe me vendosmëri ta kthejmë në një realitet. Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush se qeveria do të financojë çdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për ta bërë këtë komunë me rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla qëndra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona", veçoi Berisha.