E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Akropol, rrëzohet nga muret e tij një 45 vjeçar

Momente tragjike kanë kaluar turistët që vizitonin sot në mëngjes Akropolin në Athinë. 

Një person është parë të bjerë nga muret e tij, pak pas orës 9:00 në mëngjes. Mbetet i panjohur dhe identiteti i njeriut si dhe fakti nëse ishte një aksident apo një tentativë për vetëvrasje.

Sipas dëshmitarëve, njeriu është parë të qëndrojë i vetëm në Teatrin e Dionisit dhe pastaj të rrëzohej në shkëmbinjtë nën muret e Akropolit. 

Zona përreth teatrit u bllokua. Policia dhe tre automjete zjarrfikëse me 9 burra shkuan menjëherë në vendngjarje. 

Fillimisht të gjithë mendonin se u vra menjëherë nga shoku dhe goditjet, pasi nuk jepte shenja jete. Zjarrfikësi që iu afrua atij vërejti se 45 vjeçari ishte gjallë, arriti ta nxjerrë me vështirësi nga vendi ku kishte mbetur dhe një ambulancë e transportoi në spitalin "Evangelismos", në gjendje të rëndë për shkak të traumave në kokë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›