Zbulime të reja arkeologjike në Butrint
SARANDE: Prej disa javësh, në Butrintin antik një ekspeditë arkeologjike ka kryer gërmime. Një grup studentësh të arkeologjisë nga Universiteti i Gjirokastrës dhe ai i Tiranës, në bashkëpunim edhe me studentët e arkeologjisë nga universiteti Notre Damme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kryer një sërë gërmimesh në Butrint. Gjatë kësaj ekspedite kanë dalë në dritë një sërë elementesh mjaft të rëndësishëm. Pjesa lindore e forumit dhe bazilika janë zonat e zbuluara nga ekspedita e studentëve arkeologë. Objektet e zbuluara datojnë në shekullin VII para Krishtit. Arkeologu prof. dr. Dhimitër Çondi, i pyetur për gazetën Panorama, thotë se me gërmimet e reja në Butrint dalin në dritë dëshmi të reja të një qytetërimi të lashtë. Pjesa lindore e forumit të tij ishte në qendër të zbulimit disajavor që ndërmorën 55 studentë të arkeologjisë në Universitetin e Gjirokastrës dhe Tiranës, me asistencë edhe të studentëve amerikanë të universitetit Notre Damme në SHBA. Ekspedita arkeologjike ka qenë e përqendruar përgjatë dy muajve të fundit në zbulimin e elementeve tërësore të një pjese të qytetit apo, siç quhet ndryshe në gjuhën e arkeologëve, forumi i tij. Objektet e zbuluara i përkasin periudhës para Krishtit dhe më saktësisht në shekullin VII para tij. Me zbulimet e objekteve më të fundit në Butrint vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të hershme zhvillimi nga ai që kemi mësuar deri më tani sh.d.