E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA miraton pilulën për humbje peshe

TIRANE-Autoritetet e shëndetësisë në SHBA kanë miratuar pilulën e parë për humbje peshe.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave do ta lejojë kompaninë Arena Pharrmaceuticals që të fusë në treg pilulën e saj, Belvic. Aktivistët e shëndetit publik shprehen kundër epidemisë se mbipeshës, e cila po rritet në vend.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave duke e ditur se miliona amerikanë do të joshen për të marrë pilulën për humbjen e peshës, ka vendosur kritere jashtëzakonisht të larta për miratim, për shkak të pasojave në shëndet, e madje edhe për shkak të vdekjeve të shkaktuara nga ilaçet e llojit të njëjtë në të kaluarën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›