E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Nivel i ulët i barazisë gjinore, të ndryshohet legjislacioni

Tiranë- Niveli i barazisë gjinore në institucione është tepër i ulët dhe nuk është zbatur detyrimi ligjor. Kjo ka qenë deklarata e kreut të prezencës së OSBE- së Eugen Wollfarth në takimin kombëtar të kryetarëve të Bashkive Të forcojmë kapacitetet institucionale mbi mekanizmin e barazisë gjinore në nivel lokal dhe kombëtar në Shqipëri, duke kërkuar ndryshime në legjislacion.

Sipas tij në shumë njësi vendore nuk ka një nënpunës për barazinë gjinore, apo dhe abuzohet me këta nënpunës pasi detyrohen të kryejnë punë të tjera apo dhe punësohen me kohë të pjeshme.

Më tej kreu i OSBE- së tha se edhe kur zyrat e barazisë gjinore funksiononin, punonjësit kryenin funksionin e punonjësit social dhe jo ata që ju takonte.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe ministri i Punës, Spiro Ksera, Zëvendës ministri i Pushtetit Vendor, Ferdinand Poni dhe drejtues të njësive të qeverisjes vendore.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›