Tragjedi në Ekuador, 35 të vdekur nga rrëzimi i autobusit

Një autobus ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë nga 350 metra lartësi. Autoritetet vendase njoftojnë se aksidenti tragjik ndodhi në një zonë në perëndim të Ekuadorit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë grupet e shpëtimit, duke bërë të mundur dërgimin e të plagosurve nëpër spitale. Nga të dhënat e para mësohet se gjendja e disa prej 34 të plagosurve është kritike.
Ekuadori është një nga shtetet me numrin më të lartë të aksidenteve automobilistike, ku mesatarisht për një vit shënohen rreth 43 mijë aksidente. Mesatarisht në këtë vend vdesin cdo ditë 8 njerëz si pasojë e aksidenteve automobilistike. (Rudi Dunga - Start)
2010-12-25 09:24
[