Mali i Zi, ministri iFinancave do formojëqeverinë e re
PODGORICË- Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç caktoi sot ministrin aktual të Financave, Igor Luksiç, për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit Milo Gjukanoviç.
"Propozoj që ministri i Financave dhe zëvendëskryeministër i vendit, Igor Luksiç, të jetë në krye të qeverisë", deklaroi përpara gazetarëve Vujanoviç në përfundim të bisedimeve me kryetarët e partive politike që formojnë parlamentin malazez. "Mendoj se biografia profesionale dhe vizioni i tij për qeverinë e ardhshme do ta bëjnë të vlefshme këtë zgjedhje", shtoi ai.
Luksiç, 34 vjeç, do t'ia paraqesë parlamentit propozimin e tij për qeverinë e re në fillim të javës së ardhshme. Ky propozim pritet të miratohet pasi Partia e tij Demokratike e Socialistëve, DPS, ka një shumicë të gjerë në parlament. Ish-kryeministri, Milo Gjykanoviç, i cili qëndroi në pushtet pothuaj pa ndërprerje që prej shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, dha dorëheqjen të martën.
Një javë përpara dorëheqjes së tij, Mali i Zi kaloi një etapë të rëndësishme në afrimin me Bashkimin Evropian, pasi liderët e bllokut evropian vendosën t'i japin këtij vendi statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Brukseli dhe Podgorica tashmë pritet të bien dakord lidhur me një datë për fillimin e bisedimeve gjatë të cilave vendet kandidate duhet të kryejnë reformat e nevojshme për plotësimin e kritereve të BE-së.
(m.a/ata/BalkanWeb)