E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, manjati i mediasRamkovski arrestohetpër evazion fiskal

SHKUP- Manjati i medias maqedonase, Velija Ramkovski, u arrestua dje para televizionit të tij ''A1'', pasi dyshohet për evazion fiskal, deklaroi policia maqedonase.
Ramkovski, pronar gjithashtu edhe i të përditshmeve ''Vreme'', ''Shpic'' dhe ''E Re'', dyshohet për transferimin e 16 milion eurove të ardhura nga kompanitë e tij, në disa llogari bankare jashtë shtetit për të evituar të paguajë taksa në Maqedoni.

Por, gjithashtu mësohet se edhe 13 persona të tjerë janë arrestuar. Autoritetet kontrolluan në muajin nëntor, ambientet e disa prej ndërmarjeve të drejtuara nga Ramkovski.
"Të gjithë dokumentet e konfiskuara, treguan se 16 milionë euro ishin transferuar ilegalisht në llogari bankare private dhe se i kishin evituar atij të paguante rreth 4,2 milionë euro taksa'', deklaroi shefi i zyrës maqedonase për të ardhurat publike, Goran Trajkovski, në një intervistë në televizionin ''Sitel''.

Kotevski deklaroi se këto dokumenta tregonin aktivitete të ndryshme kriminale si pastrim parash apo abuzim dhe manipulim ndërmarjesh.

Televizioni ''A1'', media më e rëndësishme pro opozitës në Maqedoni, deklaroi se qeveria po bënte presion mbi të për shkak të kritikave drejtuar autoriteteve maqedonase.

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›