NATO,Meta:Zgjedhje të lira
Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh sot se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për politikën shqiptare, për Qeverinë, por edhe për opozitën për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe të lira. Shqipëria në NATO është një lajm i lumtur për të gjithë shqiptarët dhe populli ynë e meriton këtë vlerësim të Aleancës dhe të SHBA-së në radhë të parë”-tha Meta, duke shtuar se anëtarësimi në këtë aleancë, është një përgjegjësi shumë e madhe për politikën shqiptare që ta kthejë këtë mesazh sigurie dhe lirie për kombin tonë në një avantazh për mirëqenien dhe për punësimin e shqiptarëve.
Kreu i LSI-së, ishte i pranishëm sot në Konferencën e minoriteteve, të organizuar nga Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (LDLNJ). Gjatë këtij takimi Meta shprehu shqetësimin e tij duke thënë se,-është për të ardhur keq që kërkohet të arrihet një proces integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian, kur ne brenda vendit kemi jo procese integruese, por polarizuese nga pikëpamja sociale, shoqërore, ekonomike dhe padyshim këto pasoja i vuan sot vendi ynë, në mënyrë të veçantë këto minoritete. Ndaj u shpreh kreu i LSI unë jam këtu sot për të dhënë një mesazh për një integrim brenda vendit, brenda shoqërisë sonë sepse në fund të fundit standardi i respektimit të pakicave, është standard i demokracisë në vend.