Tiranë, humb jetën 14-vjeçari, pati kontakt me rrymën elektrike
TIRANE – Një 14-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle në zonën e Selitës, ku 14-vjeçari A. Leskaj preku aksidentalisht një kabull elektrik që ishte këputur dhe kishte rënë në tokë.
Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)