E Shtunë, 31 Tetor 2026

"21 janari", Prokuroria merr në pyetje 20 protestues

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur 20 protestues pjesmarrës në demonstrateën e 21 janarit 2011 për ti rimarrë në pytje për pjesmarrjen, rolin dhe organizmin në protestë dhe të gjithë itinerarin e zhvilluar gjatë asaj ditë para Kryeministrisë. 

Këta persona të identifikuar nga Prokuroria janë me origjinë nga Shkodra, Librazhdi dhe Tirana dhe marrja në pytje e tyre po zhvillohet në kuadër të hetimeve ndaj organizatorëve të demonstratës, ku mbetën të vrarë katër persona. 

Burime të Prokurorisë bëjnë me dije se pasi të përfundojë procedurat me këta persona do thirren për tu marrë në pyetje tre deputetët e Partisë Socialiste tashmë pa imunitet, Tom Doshi, Taulant Balla, Besnik Bare. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›